Nga e hëna asnjë dalje nga shtëpia pa marrë autorizimin! Pensionistët nuk lejohen: Si të aplikoni online (VIDEO)

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka postuar një video që ilustron të gjithë procedurën e aplikimit për të marrë autorizimin për të dalë nga shtëpia për pazare, ilaçe apo shërbime të tjera. Procedura e re që merr fuqi nga e hëna e në vazhdim, do të vihet në jetë përmes aplikimit në e-Albania për të marrë lejen për dalje të vetëm një familjari. Pensionistët nuk do të lejohen të dalin dhe cilët janë të vetëm, shërbimet sociale do t'i çojnë gjithçka në banesë. Kush do të dalë nga shtëpia pa autorizim do të ndëshkohet, paralajmëron kryeministri Rama. Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë. Në e-Albania zgjidhet online dita dhe ora se kur një familjar do të dalë nga shtëpia. "Kalimi i afatit një orësh nuk do të gjobitet, ai vlen për të analizuar flukset e lëvizjes gjatë fashës orare!", njofton Rama.

"Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga shtrëngimi i masave dhe uniteti kombëtar për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por jeta nuk na jepet dy herë dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po të vdekurit nuk ringjallen më kur na vijnë mendtë! prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, kjo luftë nuk fitohet ndryshe!

Nga e hëna në zonat urbane, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.

Ndiqni videon për të mësuar aplikimin e lejes për dalje për pazar! Aplikimi bëhet nga e diela dhe zbatimi nis të hënën!

Kur aplikoni me www.e-albania.al/ aprovimi ju vjen menjëherë ndërsa me SMS përgjigja vjen pas 24 orësh!

Leje mund të marrë vetëm një person i familjes për nevojat më bazike si ushqimet dhe ilaçet! Kalimi i afatit një orësh nuk do të gjobitet, ai vlen për të analizuar flukset e lëvizjes gjatë fashës orare!

Pensionistët nuk mund të aplikojnë, sepse nuk duhet të lëvizin nga shtëpia dhe ata që janë të vetmuar do t'i ndihmojmë ne!

*Ju lutem mos e harroni se nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!", shkruan Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
PYETJE- PËRGJIGJE: Çfarë duhet të dini për të marrë leje për të dalë nga shtëpia

Pyetjet më të shpeshta nga prezantimi i shërbimit online në e-Albania për leje për të dalë nga shtëpia nga dita e djeshme dhe sot. e-Albania ka dhënë përgjigje për shqetësimet e qytetarëve në këto ditë, ku nga e hëna do të duhet të marrin autorizim për të dalë nga shtëpia, vetëm një anëtar i familjes, dhe jo pensionistët.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledar: 06/04/2020 15:45

    Shum i drejet,eshte e vetmja menyr per te parandaluar pandemin,por problemi eshte se nuk po leshoin autorizime per makinat,prandaj qutetaret jan te detyruar ta shkelin ate.

    Përgjigju
  • iko: 29/03/2020 03:05

    Qytari A e ka shtepine tek kombinati dhe prinderit jetojne tek tirana e re. I duhen 40 minuta ne kembe se nuk merr dot autorizim per pazare. Autorizimet per makine jane vetem per pune ose spital. Nderkohe qe makina pakeson mundesine e kontaktit me njerez dhe shkurton kohen e qendrimit jashte- irracionalitet mosleshimi i autorizimit per makina per pazare- ngrene qytetaret pesha nga supermarketet- jo te gjithe i kane dyqanet poshte deres. Pra A i duhen 40 min ne kembe vajtje dhe 40 min ne kembe kthim. I duhen edhe 20 min per te blere buken, fruta perime dhe uje per prinderit, nese futet pa rradhe. Sa para duhet te beje gati qytetari per te pagar, kur te ndalohet gjate kthimit per shtepi, se tejkalimin e afatit nje ore? Irracionaliteti ne vendimarrje, ndryshime nga dita ne dite pa arsye, me qellimin e vetem, krijimin e ankthit per qytetaret. Asnje shpjegim se pse fashat e orarit sherbejne, mgjse ato krijojne turma. Asnje spjegim mbi impaktin e pritshem te ndalimit 1 ores. Asnje shpjegim mbi proporcionalitetin e ndalimeve. WHO thote kurdes nga Covid 19, por thote kujdes edhe per mental health, diabeti, zemren, te cilt perkeqesohen nga izolimi total dhe glendja e ankthit per pamundesine per ti sherbyer familjareve.

    Përgjigju
  • Fatos lu.: 29/03/2020 01:39

    Bravo EDO,,KETA PENSIONISTET JANE ZEVZEKE TE MEDHENJ,,PERDITE DALIN ,NA PRISHEN ASHENSORET,,,,DALIN NGA 4 HERE NE DITE..M...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën