Nga e hëna pensionistët mbyllen në shtëpi! Por çfarë thonë vetë ata? 'Duan me na vdek se s'ka mundësi! S'na vjen njeri në derë'

TIRANË - Nga dita e hënë pensionistët nuk do të mund të dalin nga shtëpia. Me rregullat e reja kufizuese për parandalimin e COVID-19, vetëm një familjar mund të dalë për pazare, ilaçe e shërbime, dhe kjo përmes një autorizimi të marrë online tek e-Albania ku raportohet dita dhe ora. Ndërkohë, pensionistët nuk janë pjesë e këtij autorizimi, pasi nuk lejohet të dalin fare. Edhe ata që janë të vetëm, kryeministri Edi Rama tha se do të marrin shërbimin në shtëpi nga autoritetet përkatëse. 

Por çfarë thonë vetë të moshuarit për këtë masë të rej që i mbyll ata në shtëpi?!

Shumë prej tyre, për mikrofonin e Report Tv e kundërshtojnë këtë rregull. Thonë se janë të vetëm dhe se nuk kanë besim se do të marrin shërbimin në shtëpi. Disa të moshuar thonë se janë përpjekur edhe këto ditë të komunikojnë në numrin e gjelbër për situatën ndaj COVID-19 për të marrë ndihmë por askush nuk i është përgjigjur dhe askush nuk i ka trokitur në derë. Pensionistët shprehen skeptikë se shteti do të arrijë t'i mbështesë duke qëndruar në shtëpi, ndaj ata e shohin të domosdoshme të dalin në një orar të caktuar për t'i bërë vetë ato pak pazare që kanë të nevojshme.

"Shumë e mirë por t'i shërbejnë ashtu siç duhen, se ne marrim njerëzit tek 0800... nuk del njeri, plehrat janë sheshit. S'kam asnjëri jam vetëm, i kam të gjithë jashtë, ja kam dalë tani, një herë një gjë një herë një gjë. Duhet patjetër të zgjidhet ky problem", shprehet një zonjë.

"Jam 75 vjeçe, burrin e kam të sëmurë, jo që nuk vinë por nuk na japin as numër telefoni as një lloj ndihme. Del kryeministri atje llap-llap , ato duhen me na vdek ne se s'ka mundësi, na thotë online, ku marrim vesh ne. Le që s'kam internet në shtëpi. nëse ju gazetarët do vini dorë për ne. unë pothuajse çdo ditë dal, zoti ju shpëtoftë. Nuk vjen njeri tek dera, Gjermania sa bukur e ka bërë, kush ka nevojë çfarë do, çfarë nuk do. Hajdeni online thotë ai, shko shkruaj atje çfarë dua unë. Ju gazetarët duhet t'i bëni, ju gazetarët mos shikoni të majtë e të djathtë se jeta nj është. ka njerëz që nuk kanë bukë të hanë", shprehet një pensioniste për Report Tv.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2020 01:44

    Une jetoj ne U.S dhe ketu eshte urdheruar qe te moshuarve tu lihen dy ore ne mengjes ne nje ose dy dite qe te bejne pazar ne supermarket ,kur ka me pak bleres ,por nuk I kane mbyllur me force ne shtepi dhe ky orar blerje eshte vetem I rekumanduar,pra ata mund te vine kur te duan e ta marrin vete persiper rrezikun.Sa per Shqiperine une mendoj se vetem burrat pleq duhet te rrine Brenda se ata vardisen parqeve e luajne me shoket e tyre,kurse grate e moshuara duhet te lejohen ato nuk sorrollaten rrugeve se kane pune ne shtepi.Gjithashtu do sugjeroja qe administratoret e pallateve me leje speciale mund te vihen ne sherbim per pensionistet e vetmuar per pazarin ,ilacet ose billat.

    Përgjigju
  • Zulu-albanistan: 29/03/2020 01:35

    Artur beje porosine online tek bashkia e cunit te ku*ves...

    Përgjigju
  • Alani: 29/03/2020 01:33

    O edi rama e ke bere shume mire ,,, qe i mbylle keta pensionistet ne shtepi se na prishen ashensoret,,,dalin 10 here ne dite,,,////

    Përgjigju
  • Lumja: 28/03/2020 16:02

    O popull idiot, po kush vdes ne Shqiperi per buke. Ketu e 40 vjete perpara vjerri im thoshte ne Shqiperi nuk ka vdekur njeri per buke jo tani po asnjehere. Prandaj mos beni politike kot politike idiote. Rrini ne shtepi dhe beni detyren dhe nese duhet te rrini ne shtepi rrini. Shyqyr qe u gjend KM Z. Edi Rama se imagjinoni cdo te behej po te ishte me krye te vendit .... nuk me vjen ti permend as emrin. Jam anetar i PD por nuk mund ta imagjinoj si mund ti pervishesh qeverine qe nuk po le gje pa bere. Dijeni do te votoj Edi Ramen qe sot e tutje, e gjithe familja ime. Suksese qeverise

    Përgjigju
  • dulja: 28/03/2020 15:27

    zbatoni rregullate pere te miren tuaj sa nukeshte Vone

    Përgjigju
    • Haxhi: 29/03/2020 11:25

      JANE PRRALLAT E EDI RAMES. ASNJI NUMER NUK FUNKSIONON ASNJI NUMER NUK PERGJIGJET ASNJI PORTSL NUK FUNKSIONON KTO DUHET TI VDESIN NJERZIT PA ILAQE PA USHQIME. O KMINISTER A JE NE VEHTE

    • Artur: 28/03/2020 16:06

      Po mer po. Po ku ti marr ushqimet? Si te bej porosine per pazar?

  • Erl: 28/03/2020 14:42

    Gazeta duhet falenderuar që sjell në vëmendjen e publikut dhe të qeverisë atë kategori pensionistësh që janë pa fëmijët pranë dhe që ky urdhër rrezikon të vërë në diskutim jetën dhe mirëqenien e tyre. Duhet riparë, pasi është e pamundur që shteti të plotësojë nevojat e tyre.

    Përgjigju
  • ymeri: 28/03/2020 14:24

    PO nga ky hajvan kryeminister c'fare nuk pret...

    Përgjigju
  • .....: 28/03/2020 13:56

    Or ”taj”,o sqipetar nga grecia ,une kam qe te henen qe nuk dal nga shtepia dhe pashe sot me shume njerez neper rruge dhe me shume radhe te gjata,por edhe me shume grumbullime ,sidomos te rinjsh me nga 5-7 vetash qe pa asnje mbrojtje diskutonin “me zjarr” ,duke na bere karshillik ne pleqve qe me kok ulur kerkojme te zbatojme urdhrin e qeverise dhe brenda kohes qe ka caktuar te mbarojme detyrimet familjare imediate,sic eshte furnizimi me ushqim ,uje e ilace. Pra kjo rremuje qe eshte neper rruge eshte “veper” e qeverise,se njerzit duhet te vrapojne dhe ndermjet tyre jane dhe te pandergjegjshmit apo shkelsit e “urdhrit”. Pse policia nuk vepron cur shikon grumbullime njerzish ne kohen e ashtuquajtur “te lirise”,apo covid-19 “fle gjume me policine”,por behet e “pameshirshme ndaj dikujt qe duket larg me “dylbi” dhe leshon gjith arsenalin e blindave per ta kapur!? Ky quhet paradoks. Une sot bera pazar ne disa dyqane per te pasur rezerva per nje jave,duke hypur e zbritur ne apartamentin tim disa here. Dhe kete vetem se une nuk kam njeri te me bej oazarin javes tjeter pervec plakes qe “renkon”,se kryeministri nuk na le me dale nga shpia,keshtuqe per te mos vdekur nga uria isha i detyruar te bleja me shume gjera sot. Pse e zgjata kaq shume ,kur askujt nuk i intereson halli im!?Por sepse si une me qindra e mijra te tjere vershuan ne rruge me shume se c’duhet nga paniku qe krijoi keyeministri yne. Ka qene perfekte vendimi i pare i qeverise,ku dyqanet e ushqimit rrinin hapur per nje kohe te pakufizuar dhe te gjithe ishim dakort,te gjithe e pershendeten masen e marre,ku behej thirje per distancim e mosgrumbullim dhe deri ne ato momente kishte nje sjellje me te mire te njerezve se e aprovonin dhe rastet me covid-19 nuk po cfaqeshin shume. Po c’ndidhi!? Me vendosjen e fashos,tregoi qe paniku i qeverise kaloi tek populli,i cili pernjeher u cfaq ne grumbullime si ne qendren e agrobiznesit ( si kurre me pare),por edhe ne shtimin e radheve te gjata,qe dikush edhe do i shkelte.Kjo filloi te shtoi rastet me covid-19 edhe pse qeveria mburret akoma se 90% e njerezve i kane respektu “urdheresat” tona,se ciles ne fakt “si fitore” te saji referohet kohes qe te gjithe duhet te mbyllen ne shtepi. Une them se kjo nuk ka qene 90% ,por109%,sepse njerzit kane halle dhe nuk eshte momenti per te bere cubin dhe te thyesh “urdhrin”,na pelqen apo nuk na pelqen,eshte ky i duhuri apo jo,se problemi nuk eshte tek “deshira”per te mos qene askush ne rruge,por tek nje menaxhim me te mire te kesaj situate,qe te perputhet edhe me nje shperndarje ne kohe te levizjes se njerezve per te kryer nevojat jetsore te tyre. E pra kur dola sot per pazar,pashe nje levizje me te shtuar te njerezve se kur filloj kjo “fashe”. Po perse!? Sepse qeveria eshte perseri ne panik dhe kete “panik” ja ka trasmetuar njerezve,te cilet do te vrapojne me shume se kurre per te bere nje furnizim ne panik edhe me shume,sepse menyra qe ka percaktuar qeveria per te kryer nevojat jetsore,tashme kane nje stres dhe kosto tjeter qe qeveria ja u kalon njerezve me te dobet,atyre qe jane pa para,pa pension,por edhe atyre me pension,atyre qe nuk kane femije ,por edhe atyre pleqve qe femijet i kane te shperndare,por ja kalon koston pleqve qe pervec izolimit,nuk nund te marrin me as ajer,por nuk mund te blejne me as ushqim,se teknologjia i ka lene “mbrapa”,e cila mund te “shpetoje” vetem 40% te njerezve,por jo 60% qe jane shumica e shqiptareve.Prandaj or “taj” nga grecia,ne jemi ne Shqiperi dhe qeveria duhet te veproje si ne Shqiperi dhe te marre po te doje shenbullin nga Suedia dhe jo nga Greqia.

    Përgjigju
  • Suela: 28/03/2020 13:54

    Un jetoj jasht por kam babane 76 vjec ne Shkoder qe jeton vetem me vllain invalid.Po te mos ishin komshinjt qe e ndihmojn per bamirsi per shtet ato kan ngordh.Kjo eshte qeveria reale dhe ajo e facebook qe tregon Rama.Dhe flas ne mes te Shkodres e jo ne male.Rroft pushteti popullor

    Përgjigju
  • Vividoli: 28/03/2020 13:13

    Rrnofte Birisha asht ilac per kotonavirus e ketij populli ben mire qe ja fus

    Përgjigju
  • Anna: 28/03/2020 13:05

    Po kur kan 40 lek dhe dalin cdo dit po bejn ekonomi kta,pse ju kujtoni se ne nuk vim nga shqipria apo na krinuan ne epruvet neve qe jetojm jasht shqiperis,,juve ore zoterij nuk jetoni me rregulla pik,un nuk thash qe ata jan mir po thash qe ato pazare qe ke saju me bo cdo dit bei nji her ne 3 dit.kaqqqq

    Përgjigju
    • snuku: 28/03/2020 13:42

      O shoqe po nese behesh ekonomi ketu pse nuk ndejte, per te dhen mend jane te zote te gjithe.SHif me halen tende dhe boll bere si kompetente.

  • Piku: 28/03/2020 12:08

    Si guxojne keta pleq jo produktiv per shoqerine tone te vene ne dyshim fjalet e liderit tone te pa lodhur.ti hiqet pensioni dhe te denohen per agitacion propagande!Vdekje popullit liri gangserve dhe oligarkëve!

    Përgjigju
  • Anna: 28/03/2020 12:00

    Ore ky milet duhet mo bo blerje cdo dit,dil nji dit dhe rri pa dal 2-3 dit,un jetoj ne greqi dhe dal me sms per blerje dhe kur dal llogoris qe te rri e pakta 3 dit pa dal,kta dun me dal me marr gjys buke cdo dit,o njerez akoma se keni kuptu se me cfar keni te beni.

    Përgjigju
    • Populli: 28/03/2020 12:55

      E kuptojne shume mire ata, po kur ke 40 lek ne dore s'mund te blesh buke per 4 dite rresht e te rrish mbyllur. S'jane rritur pensionet qe nga 2014 pervec inflacionit se e vodhen te gjithe buxhetin me PPP. Deri tani jane 2 miliarde borxhe nga 120 milion qe u la ne 2013. Po mire i gjen se vete e deshen dhe e votuan 2 here ne 2013 dhe 2017. Ta mbajne me uri se shendet s'kane ku ta gjejne!

    • x anen: 28/03/2020 12:26

      O Ana, po ti ne greqi per pushime ke vajtur?Po kaq injorante je sa krahason Gr me Albanistanin? Eja jeto ne shqiperi e pastaj na jep mend! U bere dhe ti si ai budallai tjeter qe krahasonte Shqiperine me Danimarken.E kupton qe nje pension eshte 50 deri 80 euro ne muaji dhe shume pleq jane fillikat?Fshati digjet kurva krihet

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë