Nga Firence, gazetari Arbër Agalliu: Pamja e trishtë! Kush thyen karantinën gjobë deri në 3 mijë euro dhe burg deri në gjashtë vjet!

Pamjet e trishta të qyteteve italiane të boshatisura në prillin e vitit 2020 janë trishtuese! Në një kohë kur ato do të ishin të mbushura me vizitorë nga vende të ndryshme të botës, sot I duhet të përballen në luftë për ekzistencën njerëzore, me Covid-19.

Nga Firence, në një lidhje direkte me emisionin “Rreze Dielli” gazetari Arbër Agalliu shprehet se ekziston një dëshirë e madhe për të dalë në rrugët e qytetit I lirë, por masat e rrepta e kanë detyruar të vazhdojë punën nga shtëpia. Sipas gazetarit, gjoba për thyerjen e karantinimit shkon deri në 3 mijë euro ndërkohë që mund të të hiqet edhe liria deri në 6 vjet.

“Të vjen për të dalë, por masat janë të rrepta. Mund të dilet për Pazar, me certifikatë dhe nuk  mund të gënjesh policinë  pasi sic e kam thënë rrezikon gjobë nga 400-3000 euro dhe burg nga 1-6 vite heqje lirie kështuqë e kam më mirë të rri në shtëpi dhe të punoj në kompjuter.”, thotë gazetari Arbër Agalliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
‘Më shumë se 10 viktima nga koronavirus’ Agalliu nga Italia: Masa edhe për të ndihmuar shqiptarët! 600 € në muaj mbështetje ekonomike

Në luftën e Italisë kundër Covid-19, virusit që ka prekur më shumë se 165 mijë persona në vendin fqinj, duket se janë bashkuar edhe shqiptarët dhe kjo për vetë faktin se komuniteti shqiptar atje, është një nga më të mëdhenj përsa I përket kombësisë së huaj.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv gazetari shqiptar Arbër Agalliu që jeton dhe punon në Firence  thotë se është e vështirë të përcaktosh numrin e saktë të shqiptarëve të prekur nga koronavirus në Itali, por shton se numri I viktimave është mbi 10.

“Përsa i përket të infektuarve shqiptarë me koronavirus në Itali është shumë e vështirë që të kemi një shifër, të ndajmë statistikat, por në komunitetin shqiptar në Itali ka patur 10 deri në 12 viktima”

Ndërkohë Agalliu sqaron se shqiptarët të cilët janë me leje qëndrimi në shtetin itaian, do të përfitojnë nga zgjatja e lejes deri në datën 31 gusht të këtij viti. Të favorizuar do të jenë dhe të gjithë ata shqiptarë që punojnë me rregulla në shtetin fqinj, të cilët mund të përfitojnë mbështetjen ekonomike sipas planit qeveritar, rreth 600 euro në muaj.

Sic po thoja më pare, Conte me dekretin e fundit ka zgjatur afatin e lejeve të qëndrimit, gjë që I intereson shumë shqiptarëve, deri më 31 gusht. Po me dekretet e Conte, qeveria italiane ka marrë përsipër të ndihmojë ekonominë italiane, ku përfitojnë edhe 30-35 mijë sipërmarrës shqiptarë që punojnë në Itali dhe mund të përfitojnë nga këto masa. Ata që punojnë në Itali, dhe janë të rregullt, kanë të drejtë të përfitojnë një mbështetje ekonomike rreth  600 euro në muaj.” sqaron gazetari.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin