Nga fitorja e parë e Fagut te humbja e 3 ekipeve të vendeve të para, mbyllet java e 28 e Superligës! Trajneri i Vllaznisë: Jemi të fortë nëse reagojmë

Për të 3 herë këtë sezon, derbi Tirana-Dinamo është mbyllur me shifrat 3-2 dhe sërish kanë qenë bardheblutë triumfues. Në Air Albania erdhi suksesi i parë i Erbim Fagut si trajner i Tiranës, që gjithsesi vijon të mbetet jashtë zonës ‘final-four’, me 1 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të katërt.

E papritur këtë javë ishte disfata e Vllaznisë 2-0 në Kukës. Verilindorët të cilët rikthyen shpresat për mbijetesë, mposhtën një ekip që nuk njihte humbje në 2024 dhe nuk mposhtej prej 12 ndeshjesh.

“Jemi treguar të zotët ndaj një kundërshtari më në formë të kampionatit dhe pretendent për të marrë titullin kampion. Ky ekip ka potencial dhe kemi forcë akoma për ti bërë keq çdo kundërshtari, port ë ulim kokën sepse është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë,”-u shpreh Bledar Devolli, trajner i Kukësit.

Kjo disfatë i hoqi Vllaznisë mundësinë për të marrë kryesimin ndaj Egnatias.

“Çdo humbje ka pasoja por ekipet e mira shihen pas një disfate. Sesi do reagojnë pas humbjes,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Pas 28 javësh kampionat Egnatia vijon të renditet e para edhe pse këtë fundjavë u mposht 2-0 nga Skënderbeu. Rrogozhinasit kanë 2 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë dhe 5 më shumë se Partizani i vendit të tretë. Edhe të kuqtë kampion në fuqi zhgënjyen këtë fundjavë duke u mposhtur 1-0 nga Teuta. Kështu të tre ekipet që renditet të parat në renditje, këtë javë u mposhtën, ndërsa përballja tjetër mes Erzenit dhe Laçit u mbyll me shifrat 0-0.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera