Nga Gega, Daja e deri te Gjici! Çfarë mendojnë protagonistët e Superligës për bojkotin e futbollit

Të hënën për herë të parë Liga Profesioniste, e cila ka bojkotuar kampionatin për shkak të 4 kërkesave financiare, pranoi të ulej në diskutime me përfaqësuesin e qeverisë Fidel Ylli, por pavarësisht kësaj nuk do ta heqë masën ekstreme, atë të ndaljes së futbollit.

Protagonistë të Superligës thonë se kjo ka dy anë të medaljes, por shprehen se është mirë që kampionati të nisë sa më shpejt.

Skënder Gega, trajner i Kukësit: “Janë ca gjëra që unë zdua të flas se jam teknik. Do kisha dëshirë të fillonte sa më shpejt, por megjithatë s’është në dorën tonë. Janë të tjerë që meren me kërkesat. Jo katër pika po as 400 nuk e rregullojnë situatën. Duhet një bashkëpunim, sinqeritet dhe dashamirësi e të gjithë palëve për t’u bërë më e mira për të gjithë. Futbolli nuk është i ndarë nga ky shtet, madje as sportet e tjera.”

Safet Gjici, president i Kukësit: “Bojkot në këto kohë nuk duhet të kishte. Unë jam për t’u ulur në tavolinë dhe për të zgjidhur problemet që ka Liga. Realisht këto probleme janë shumë të rëndësishme për Ligën në rast se duam që Superliga të ecë para, se nuk është rastësi që katër ekipe shqiptare kaluan nga një tur në Kupat e Europës. Po të jetë edhe mbështetja e shtetit Liga do të jetë shumë e fortë.”

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Ka dy anë të medaljes. Të mkirën se na jep më shumë kohë se kemi një muaj bashkë, për të parë ku çalon skuadra. Ajo që na shqetëson është se nuk kemi një datë fikse se kur fillonm kampionati, për të patur edhe një moment fiks për të nisur.”

Ka nga ata të cilët nuk besojnë fare te kredibilitet e Ligës.

Artan Shyti, ish-zëvendës ministër i Sporteve: “Liga është inekzistence, sepse nuk ka përballuar asgjë nga hallet e futbollit. Është në bisht të zhvillimeve. Ka një pozicionim që duhet parë se si do zhvillohet për bojkotin, por e përsëris se nëse do të ishte për Ligën futbolli shqiptar do kishte vdekur prej kohësh.”

Duke parë takimin e së hënës data më e afërt për fillimin e sezonit të ri të Superligës është e shtuna e 26 shtatorit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë