Nga ish- drejtor policie, te gazetar e bashkëpunëtorët e afërt të Bashës, zbulohet lista e kandidatëve të PD në Qarkun Durrës

Paralelisht me debatin për Reformën Zgjedhor, Partia Demokratike duket se është pranë përzgjedhjes së emrave për kandidat në zgjedhjet e 25 Prillit 2020. Një prej garave më të rëndësishme brenda Partisë Demokratike është ajo në Qarkun e Durrësit, ku edhe janë mësuar emrat më të përfolur.

Oerd Bylykbashi, i cili njihet nga bashkëpunëtorët e afër të Berishës dhe Bashës, do të drejtojë listën e deputetëve për kandidatët të PD në Qarkun Durrës. Emra të njohur të PD duket se do të jenë pjesë e listës, siç janë Igli Cara apo ish drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Vullnet Topalli. 

Por nuk mungojnë as emra që vijnë nga bota akademikë si Arian Dedej, Fatbardha Kadiu apo Redi Varaku. Në këtë zgjedhje pritet të kandidojnë edhe ish – kandidat në zgjedhjet e kaluara apo persona që mbajnë pozicione drejtuese në Partinë Demokratike të Qarkut Durrës.

Disa nga emrat më të përfolur në garën e brendshme të PD në Qarkun Durrës janë:  

1. Oerd Bylykbashi, Bashkëpunëtor i afërt i Bashës dhe hartues i ligjit për dekriminalizimin dhe njeriu i PD në Komitetin e Reformës Zgjedhore, ish - këshilltar i Sali Berishës dhe deputet i PD që nga legjislatura e 2013.
2. Dejana Burgija, ( ish sekretare e Degës në vitin 2014-2017 deri në momentin kur dha dorëheqjen për t’u punësuar si Drejtoreshë te Avokati i Popullit),  ish kandidate për deputet në zgjedhjet e 2017.
3. Igli Cara, ( ish kryetar i degës së PD Durrës 2009-2013 dhe ish-deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura 2009-2013 dhe 2013-2017)
4. Fatbardha Kadiu, ( pedagoge, ish specialiste taksash në Bashkinë Durrës, ish deputete e qarkut në vitin 2017)
5. Aulon Kalaja, ( aktivist gazetar i angazhuar në mbështetje të çështjeve publike)
6. Arian Dedej, ish Kryetar i Forumit Rinor, pedagog në universitet, ish kandidat i PD për deputet në vitin 2013.
7. Merita Dakoveli, anëtare e kryesisë së PD Durrës ish e përndjekur. Nga viti 2019 drejton Departamentin e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit në degën e Durrësit.
8. Enri Ceno, ish kandidat për Kryetar Forumi, ish kandidat për deputet i qarkut Durrës në vitin 2017. 
9. Ardian Muka, urbanist, anëtare i Kryesisë së PD, Nënkryetar i PD Durrës) nga 2007-2012 anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës.
10. Sami Osmani, i përndjekur politik, anëtar i Kryesisë së PD Durrës. Aktualisht është Kryetar i grupseksionit në zonën e Kënetës, duke e marrë drejtimin e saj sapo PD doli në opozitë.
11. Redi Varaku, gazetar, analist pranë PD , pedagog, ekspert i çështjeve Anglo-Amerikane
12. Vullnet Topalli, ish drejtor i Policisë Bashkiake në Tiranë, ish - Kandidat për deputet në zgjedhjet e 2013 dhe 2017.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Roni: 24/09/2020 13:21

    Turp i madh keta duan te hyjne me cdo kusht ne qeverisje edhe pa patur vota fare jo 5 por 10 perqind te jete pragu. 30 vjet te njejtat fytyra ne parlament na e shpifet.

    Përgjigju
  • kastro: 22/09/2020 18:39

    Pervec Bylykbashit dhe Ardianit,te tjeret duhet te spostohen.Late nam me Aulonin,apo duhet edhe nje,qe e ben mutin e madh.Ku ka vajtur kjo pune,prap me Vullnetin keta,hej bela !

    Përgjigju
  • Tak: 22/09/2020 18:19

    E sigurte qe kjo nuk eshte lista qe do kandidoje sepse me kete liste humbja eshte e sigurte

    Përgjigju
  • Animas: 22/09/2020 17:36

    Kjo Dakovelli me kurs 6 mujor ne plepa qe u fut neper zyrat e administrates si e perndjekur(gjasme)se i jati ka vjedhur e nuk u denua per politike...turp me emra njerezish qe skane asgje te perbashket me demokracine , imorale e njerez qe nuk kane asgje te perbashket me te berit politike.

    Përgjigju
    • dea: 26/09/2020 13:50

      disfirmimi eshte krimSe pari zonja ka mbaruar ne universitetin e tiranes diten ne vitet 1991-1995. Se dyti:Babai eshte denuar per agjitacion e propagande. Cdo gje tjeter eshte e pa vertet dhe keqdashese nese ke kureshtje mund te vertetosh nepermjet dokumentacionit cka po komentoj ne te kunderten do te perballesh me ligjin

  • rera e detit: 22/09/2020 17:22

    oooh Zot i madh po fffffferdinand Zhaferrrrri, pse nuk ashte derputet, oshte humje e modhe per shqypnine, ketu fillon edhe humbja e PD-se

    Përgjigju
  • O tej: 22/09/2020 16:57

    Po na fijet nuk eshte Ferdinant Xhaferi qe di permiresoj henen djellin reren ujin ajrin... natyrisht dhe kete temin

    Përgjigju
  • redi: 22/09/2020 15:44

    Nga te gjitha kandidaturat e PD, vetem ajo e urbanistit Ardian Muka si perfaqesyes i nje prej familjeve me te vjetra ne Durres dhe intelektuale eshte per te fituar, te tjerat zor se votohen

    Përgjigju
  • Shoku: 22/09/2020 15:33

    Te gjithe ish te korruptuarit qe nga policia ndertimore e hipotekat kane bere baterdine me pronat, asnje nga keta emra nuk eshte i denje per kandidat, skema Bashes eshte ta coj partine drejt humbjes se sigurte e te mos bej burg.

    Përgjigju
  • Alfons: 22/09/2020 14:13

    Aulon kalaja (aktivisti i depolitizuar) ,vellai i klevis balliut,po me keta lloj pleherash do te vi basha ne pushtet ????

    Përgjigju
  • MIU MUTIT: 22/09/2020 13:51

    A ZE MEN TI O MOTËR QIM A E LEXOVE KOMENTIN E BYLYKBAJGEËS E EMRIN E MOTRËS TATE DUKE TA QIR E PRAP NUK ZE MEN. PO KJO NUK ËSHTË PORTALI I QEN PEKËS PO ËSHTË I INTELEKTUALIT KARLO BOLLINO NJERI BRILANT O MOTËR QIR A DO MO OQEN BASTARD.

    Përgjigju
  • PLERAT: 22/09/2020 13:49

    PARTIA ANTISHQIPTATE PO DEL NË ZGJEDHJE NË DURRËS ME SUPER HAJDUTËT E SUPER PLERAT E KOMBIT. SHQIPTARËT KAN FATIN TI TREGOJN VËNDIN KËTYRE FUNDËRRINAVE.

    Përgjigju
  • Genti. FR: 22/09/2020 13:47

    VK, liste leshi, asnje kandidat ganster ne Durres, si do perballen keto pula zogj te vegjel ne Durres me bandat qytetit. Humbje e sigurt. Bravo Rama e meriton nje mandat te 3,

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

A ka një ofertë? Duka 'sponde' Bashës: Duhet të fusi kryetarët në zgjedhje