Me kokainë, kanabis e ekstazi me vete, Policia i ka 'prishur' planet 6 personave, mes tyre të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, për t'u argëtuar në një festë që po mbahet prej dy ditësh në Shëngjin.
Në aksin Lezhë-Shëngjin policia ka arrestuar një 40-vjeçar nga Norvegjia me iniciale I.D., një 40-vjeçar nga Italia me inicialet D.S.,40 vjeç dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë u proceduan penalisht A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë kontrolleve, këtyre personave iu gjetën në makinë kokainë, kanabis dhe ekstazi.
Një ditë më parë Policia arrestoi 3 persona të tjerë, të cilët po ashtu, me drogë me vete, po shkonin t'i bashkoheshin festivalit.
Një festë e ngjashme, ku përdoreshin masivisht edhe lëndët narkotike u zhvillua disa ditë më parë edhe në Porto Novo në Vlorë, ku të rinj nga e gjithë bota u mblodhën për të festuar në mënyrë të shfrenuar.
E pavarësisht kësaj, autoritete shqiptare nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar organizimin e eventit në Shqipëri.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.4%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3068
Lajme të tjera
-
Shpërndanin foto dhe video intime në Telegram, arrestohet njëri nga administratorët e grupit ‘Albkings’
17 Prill, 13:49
-
Lezhë/ Pas një dekade banorët e fshatit Gjadër kanë një vend ku do prehin të vdekurit
16 Prill, 19:21
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, Gjykata e Lezhës e dënon me burg përjetë Besnik Pjetrin
16 Prill, 10:17
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Art me historitë e ish të burgosurve në Spaç, hapet ekspozita me skulptura dhe kukulla artizane!
14 Prill, 18:01
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
‘Kultivoni tokën’, një shqiponjë me fara orizi për sensibilizim! Altin Prenga: Kultivojmë oriz, nuk heqim dorë edhe pse uji mungon
14 Prill, 14:46
-
Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special
14 Prill, 13:39
-
E rëndë në Lezhë/ Adoleshentin e zë korrenti në banesë, ndërron jetë në spital
14 Prill, 12:47