Nga Italia, Norvegjia e Arabia Saudite me drogë me vete për të marrë pjesë në festën në Shëngjin, në pranga 3 persona, nën hetim 3 të tjerë! Iu gjetën në makinë kokainë, kanabis e ekstazi

Nga Italia, Norvegjia e Arabia Saudite me drogë me vete për të marrë pjesë në festën në Shëngjin, në pranga 3 persona, nën hetim 3 të tjerë! Iu gjetën në makinë kokainë, kanabis e ekstazi

Foto ilustruese

Me kokainë, kanabis e ekstazi me vete, Policia i ka 'prishur' planet 6 personave, mes tyre të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, për t'u argëtuar në një festë që po mbahet prej dy ditësh në Shëngjin.

Në aksin Lezhë-Shëngjin policia ka arrestuar një 40-vjeçar nga Norvegjia me iniciale I.D., një 40-vjeçar nga Italia me inicialet  D.S.,40 vjeç dhe F.Xh., 23 vjeç,  banues në Tiranë. Ndërkohë u proceduan penalisht A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrolleve, këtyre personave iu gjetën në makinë kokainë, kanabis dhe ekstazi.

Një ditë më parë Policia arrestoi 3 persona të tjerë, të cilët po ashtu, me drogë me vete, po shkonin t'i bashkoheshin festivalit.

Një festë e ngjashme, ku përdoreshin masivisht edhe lëndët narkotike u zhvillua disa ditë më parë edhe në Porto Novo në Vlorë, ku të rinj nga e gjithë bota u mblodhën për të festuar në mënyrë të shfrenuar.

E pavarësisht kësaj, autoritete shqiptare nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar organizimin e eventit në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë