'Nga kërthiza ime doli një lule lotusi'... ja ëndrra që parashikoi shtatzaninë e ish-misit (FOTO)

'Nga kërthiza ime doli një lule lotusi'... ja ëndrra që parashikoi shtatzaninë e ish-misit (FOTO)

Afroviti Goge

Ish-misi shqiptar Afroviti Goge pati një shkëputje të gjatë nga jeta publike dhe karriera si modele.

Ajo u shfaq mesditën e së hënës në programin “Ftesë në 5” për të rrëfyer ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj gjatë këtyre viteve.

Tashmë ajo ndodhet në pozicionin e Drejtores së Promocionit dhe Trajnimeve në Portin e Durrësit dhe ndau  lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

 Afroviti u shfaq në studio me barkun e rrumbullakosur dhe  rrëfeu një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur pak ditë para se të mësonte lajmin se është shtatzënë.

“Rreth 10 ditë para se të mësoja se jam shtatzënë pashë një ëndërr sikur nga kërthiza ime doli një lule lotusi, dhe jam zgjuar nga ëndrra me barkun e  mpirë. Pak ditë më vonë bëra testin që rezultoi edhe pozitiv",  është shprehur Afroviti.

Bazuar nga fotot në profilin e saj, ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe bebi që do të vijë në jetë është djalë.

Gjithashtu në postimin e saj të fundit, ish-misi ka zbuluar edhe emrin e bebit që do ta quajnë David.

Afroviti ka pikturuar edhe lulen e lotusit, që pa në ëndwrr para lajmit të ëmbël.

Ora 11:04
'Nga kërthiza ime doli një lule lotusi'... ja ëndrra që parashikoi shtatëzaninë e ish-misit
1/6
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

    VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon