Nga ‘La Scala’ në të tjera skena të mëdha, sopranoja Enkeleda Kamani: Në të njëjtën agjenci menaxhimi si Placido Domingo! Dua të arrij tek më e mira e vetes sime!

Për herë të katërt si prezantuese, Festivali “Marie Kraja” e riktheu sopranon Enkeleda Kamani javën që lamë pas në atë që ajo quan si ‘teatrin e zemrës’, në Opera ku edhe e nisi karrierën.

“Ndihem me të vërtetë shumë e emocionuar që jam këtu”, shprehet sopranoja Enkeleda Kamani.

Media italiane e konsideroi si “yll në ngjitje”, që në performancat e para të këngëtares, kur ende nuk kishte përfunduar Akademinë e “La Scala-s” (pjesë e saj prej 2017-ës). Mandej, vit pas viti skenat e mëdha, do të bëheshin të prekshme për të...

“Mbarova Akademinë e La Scala-s pak vite më parë, nëpërmjet agjencisë sime vazhdoj karrierën me produksione të ndryshme në të gjithë botën”, shton më tej.

Rrëfen se është në menaxhimin e të njëjtës agjenci me Placido Domingon.

“Menaxher është Alessandro Ariosi, dhe e vërtetë, Placido Domingo është pjesë e menaxhimit të tij. Është shumë e rëndësishme sot që të kesh një agjent në mënyrë që të lidhë kontratat, sepse duhen dhe kontaktet e duhura në këtë rast . Kështu që, mund të them se është e thjeshtë dhe shumë e vështirë njëkohësisht që ti të jesh në nivelet e teatrove të rëndësishëm”, shprehet këngëtarja.

Përpos performancave në Teatrin “La Scala”, ka performuar në Royal Opera House  në Mbretërinë e Bashkuar, në “Opera National de Lorrain” në Francë. Rrëfen se cila skenë i ka dhënë emocionet më të mëdha...

“Çdo produksioni që unë bëj i jap një rëndësi shumë të madhe dhe marr prej tijemocione shumë të bukura. Çdo produksion ka veçantitë e tij emocionale. Sigurisht produksioni që më ka lënë më shumë shenjë është në ‘La Scala’ është “Rigoletto”,  me me të madhin Leo Nuçi. Pak muaj më përpara kam performuar ‘Traviattën’ në Francë dhe për nga emocionet që të jep ajo Opera për nga mundësia që të përshfaqesh në 360 gradë si artiste është me të vërtetë diçka që shënjon si artiste.

Inva Mula dhe Ermonela Jaho, janë dy nga rastet që kanë konfirmuar se talentet e mëdha dalin edhe nga vende të vogla. Kamani ka punuar me to, e ka ndarë skenën me të tjerë shqiptarë të suksesshëm si Saimir Pirgu e Gëzim Myshketa.

“Jam shumë krenare për artistët shqiptarë që korrin sukses nëpër botë, kjo është shenjë sesa të talentuar dhe me sa seriozitet e marrim ne çdo punë . Unë dua të arrij tek më e mira e vetes sime .Përpiqem të bëj maksimumin dhe jam në konkurrencë për të përmirësuar gjithmonë veten time.

Pas largimit nga Shqipëria sopranoja do të udhëtojë për në Kinë, ku do të performojë në “Ballon me maska”. Por, a do ta kemi Kamanin, pjesë të produksioneve vendase?

“Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por nëse në Teatër do më ftonin do vija”, thotë artistja.

A.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot