Nga minierat, paratë tek qendrat sportive, pasuria e Aqif Rakipit që u shpall ‘non grata’, Ylli Ndroqi  27 pasuri të paluajtshme dhe 5 makina

Nga minierat, paratë tek qendrat sportive, pasuria e Aqif Rakipit që u shpall ‘non grata’, Ylli Ndroqi  27 pasuri të paluajtshme dhe 5 makina

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi

Në Shqipëri tashmë po formohet gradualisht një ‘klub’ me të shpallurit non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani janë shpallur non grata kryesisht për korrupsion Sali Berisha, Tom Doshi, Adriatik Llalla, Vangjush Dako. Sot u sinjalizuar shpallja non grata e ish deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.

Po cila është pasuria dy biznesmenëve Rakipi dhe Ndroqi?

Rakipi ka deklaron një apartament 162 m2, me vlerë 5 milionë lekë, blerë sipas tij me të ardhura nga puna dhe emigracioni. Ish deputeti deklaron edhe dy apartamente në Durrës, me sipërfaqe 74.1 m2 dhe 61.9 m2, në vlerë 56 mijë euro dhe 36 mijë euro. Rakipi deklaron një depozitë bankare me vlerë 210 mijë euro, 20 mijë euro cash, si dhe dy makina në vlerë 45 mijë euro dhe 26 mijë euro.

Rakipi është aksioner me 30 % në kompaninë Nickel-Mine shpk, me objekt nxjerrje, përpunim, import dhe eksport mineralesh. Ish deputeti Aqif Rakipi është pronar edhe i kompanisë Al-Fi shpk, me objekt aktivitete sportive, palestër, fitnes dhe bar kafe.

Ndërkaq, sipas SPAK, Ylli Ndroqi nuk mbulon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro. Meqenëse Ndroqi nuk është subjekt i deklarimit të pasurisë, SPAK ka identifikuar 32 pasuri që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Mes këtyre pasurive përshihen apartament 52 m2 në Tiranë, apartament 117 m2 në Durrës,

njësi 150 m2, 59 m2, 18.3 m2, 195 m2, 43.7 m2, dhe garazh 29.4 m2 në Tiranë, tek ETC. Ylli Ndroqi ka në pronësi gjithashtu truall 300 m2, truall  600 m2 me ndërtesë 90 m2 në Tiranë, arë 67 m2, truall 15 m2, truall 300 m2 në Tiranë, truall 2026 m2 në Mullet, si dhe pyll 100 mijë m2 në Lanabregas, Tiranë.

Pesë makina Merces-Benz, modeli S600, BMË modeli 760 LI, Land Rover, Merces-Benz, modeli S600 dhe RollsRoyce, modeli PHANTOM. Ylli Ndroqi është gjithashtu aksioner në kompanitë  “Landon”,  “YLDON”, “RENDON OIL”,  “DON – UCD”, “Ecogades Landon Balcan”, “CHANNEL ONE”, “PS 31”,  “INTERKINEX”,  “ORA”, “REN-DON” etj. SPAK ka identifikuar si pasuri të Ylli Ndroqit edhe një truar  8 781 m2 me sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 në Tiranë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROVENA GASHI: 12/04/2022 13:54

    PO PASURITE E ROVENA GASHI LLALLA KURVES A DO I SEKUESTRONI,MEQE E DEKREMINALIZOI KETE QIFKEN,PO ATE KUSH DO E DEKRIMINALIZOI- APO LLALLA NGA ROMA

    Përgjigju
    • Adriatik llalla: 12/04/2022 20:38

      E ka shpetu vetting ate edhe spaku amerikan

  • Anonim: 12/04/2022 11:37

    Ajde pasuri goxha mirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën