Nga Ministria e Jashtme tek Antikrrupsioni në Kryeministri, kush është drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës

Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës është emëruar Pirro Vengu, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu, Pirro Vengu, ka qenë edhe drejtor kabineti në ministrin e Jashtme, dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.

Vengu zëvendëson në këtë post, Agron Taren, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!,”-shkroi Agron Tare.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento

Komente

  • Evropa: 26/10/2019 12:38

    Sa shpejte e bejne konkursin mor vlla. Dje dha doreheqjen sot emeruan tjetrin. Sa mire. Dmth ne administraten tone publike njerzit emerohen ata me te miret, me konkurs dhe anesi politike.

    Përgjigju
  • Aurel: 26/10/2019 12:30

    Me i pershtatshmi per Drejtor ne Portin e Durrsit do ishte ky drejtiruci Portit Vlores qe te jepte shembullin si behet burdello nje institucion shteteror

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit truproja i Gazmend Bardhit, ka dalë një furgon me logon e PD dhe ka qëlluar