Nga njeriu që bënte be për Saliun mbi Kuran, te gjenerali Gjunkshi i akuzuar nga SHBA: Njihuni me të gjithë kandidatët e PD në Dibër

Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi dhe Sali Berisha

Prej disa javësh, Partia Demokratike është duke organizuar në çdo rreth seleksionimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Të fundit në radhë, për të zgjedhur shortlistën e kandidatëve të tyre ishin dibranët. Por, cilat janë figurat e përzgjedhura nga PD për të shërbyer në Kuvendin e Ardhshëm? A kemi të bëjmë me figura vërtet të pastra, të cilat meritojnë të përfaqësojnë popullin e Dibrës? Le t’i marrim me radhë.

Xhemal Gjunkshi – Ish-gjenerali, i cili iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2013 si shpërblim për kalimin e Shtëpisë së Oficerëve në pronësi të PD. Një ndër aferat më të bujshme të kohës, por asnjëherë i hetuar për këtë, Gjunkshi kryeson listën aktuale të të zgjedhurve në Dibër. Për më tepër, ish-gjenerali është babai i Edis Gjunkshit, i cili u ndalua sepse tentoi të ushtronte dhunë në një qendër votimi mbi komisionerët.

Por kush është Xhemal Gjunkshi? Ndalemi në një kabllogram të ambasadorit të SHBA për ish shefin e shtabit të përgjithshëm të FA, sot deputet i PD Xhemal Gjunkshi. Një kabllogram shokues që ish- ambasadori amerikan Xhon Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh ish shefin e shtabit ne ate kohe, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte rryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.Në letër, shefi aktual i shtabit akuzohej jo vetëm për rryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.

Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ja dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjoze New York Times, e cila në atë kohë ishte bërë jo pak e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit. Ambasada shkruan se praktikë e rryshfeteve në misionet paqeruajtëse nuk është e re për ushtrinë shqiptare dhe pasojat e saj janë se në misionet komando jashtë po dërgohen edhe njerëz të patrajnuar. Shtete e Bashkuara kanë qenë mjaft të shqetësuara nga kjo skemë e gjerë rryshfetesh në ushtri dhe vetë ambasadori Widhers shkruan në dokumentat nisur Uashingtonit se do e ngrinte këtë shqetësim tek drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Ish komandanti i regjimentit të komandove, kolonel Xhemal Gjunkshi u vendos nga Berisha me pas në krye të ushtrisë shqiptare.Më poshtë ndodhet kabllogrami i plotë i Ambasadës:

“Ministria e Mbrojtjes u zhgënjye kur mësoi se misioni i saj në Irak do të përfundonte në fund të dhjetorit, pasi Shqipëria nuk u përfshi në listën e vendeve të koalicionit ku qeveria italiane do të kërkojë të qëndrojë.

Një arsye mund të jetë vazhdimi i praktikave për të kërkuar ryshfet kur përzgjidhen oficerët për vendosjen e trupave jashtë vendit.Kjo praktikë korrupsioni nuk është e re dhe oficerët deklarojnë se është ulur disi qëkur qeveria amerikane e trajtoi këtë problem pak vjet më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston ende, dhe kjo e bën të vështirë formimin e një njësie koherente ushtarake. Praktika kohët e fundit është bërë shkak për ankesa nga oficerë të nivelit të ulët. Ambasadori Ëithers do ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, javën e ardhshme.

Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë.Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit.

Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin.Por, megjithatë, ka pasur ankesa.

Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim.

Kontingjenti i fundit në Irak është dërguar në shtator, që do të thotë se ata e përfundojnë misionin e tyre më herët se afati gjashtëmujor dhe nuk do të jenë në gjendje që të përfundojnë së paguari borxhet e tyre. Kjo mund të jetë një arsye që Ministria e Mbrojtjes po konsideron vendosjen e grupit nga Iraku në Afganistan menjëherë pas kthimit të tyre nga Iraku, në mënyrë që ushtarët të përfundojnë periudhën e tyre gjashtëmujore dhe të përfundojnë pagesën e borxheve.Një nga shumë pasojat negative të kësaj praktike korrupsioni është se meqë vetëm oficerët që paguajnë ryshfetin përzgjidhen për vendosjen jashtë vendit, dyshohet se ata mund të jenë persona të trajnuar pak, apo të patrajnuar.

Kur ne i pyetëm punonjësit e Ambasadës për këtë praktikë, u informuam se ka pasur një rënie të saj qëkur ambasadorja Marcie Ries e ngriti këtë çështje dy vjet më parë. Oficerët pranuan se që prej dy vjetësh praktika ka pësuar rënie, por ekziston ende.

Punonjësit deklaruan se kjo praktikë është rezultat i pagave të papërshtatshme që marrin oficerët, gjë që krijon nxitje për korrupsion, dhe se problemi nuk do të zgjidhet derisa pagat e ushtarëve të rriten në një nivel të përshtatshëm. Ambasadori Withers planifikon ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, të programuar për më 20 nëntor”.

Luan Haka – Një figurë emblematike e PD. Ish-drejtori i kujdesit shëndetësor, që gjatë më shumë se një palë zgjedhjesh vizitonte me radhë Macukullën, Derjanin, Suçin, Bazën, Ulëzin, etj, duke u kërkuar votuesve të djathtë apo personave të tjerë që premtonin votën per PD që të betoheshin mbi Kuran se do të votonin Sali Berishën. Për këtë, shpesh etikohet në Dibër si mjeku hoxhë që vendosi mjekët e Peshkopisë në listë për të votuar PD ose ndryshe në listën e papunësisë. Gjithashtu i ndaluar për dhunë në qendër votimi.

Ilir Hysa – Nënkryetari i PD në Dibër, edhe ky një figurë i njohur për policinë. Ashtu si tre të tjerët, edhe ai pjestar i “grupit të zjarrit” të rrahjes së komisionerëve dhe simpatizantëve socialistë në të gjithë zonën, raportojne mediat.

Albert Kojku – Baba i tre fëmijëve të vegjël, me profesion mësues. Në dukje, një figurë e denjë. Njëkohësisht ai është edhe drejtuesi i Shoqatës Ardhmëria, një shoqatë fetare islamike që organizon sofra profetike, që ka një blog në Youtube dhe tenton të masivizojë besimin musliman në të gjithë krahinën.

Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe, por Shoqata nuk disponon asnjë dokument për mënyrën e financimit, personat që e mbështesin, kush qëndron pranë saj, cilat janë aktivitetet etj, duke bërë që të duket jo pak e dyshimtë në qëllimin e saj.

Mirela Mazari – Një zonjë e zgjedhur si përfaqësuese e Dibrës, por që prej vitesh jeton në Tiranë dhe që për shumë vite ka punuar në Bashkinë e Tiranës, duke qenë absolutisht e shkëputur nga realiteti dibran./ Marrë nga Tema

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Tosi: 30/09/2020 10:49

    Bravo shqiptarja.com qe i mxirrni te palarat ktyre palacove te shqupit. Populli do votoj vetem figurat e pastra dhe dinjitoze qe ofron partia socialiste e shqiperise . Njerz te ndershem me integritet dhe oa njolla ne biografi si armando prenga elvis rroshi arben ndoka damian problematiku xhemol qefalia etj

    Përgjigju
    • Boss ene Trim: 30/09/2020 13:01

      I modh hahahahaha me mer teje ,po SHUKRIUN qe dote ne seks me brekt e grisme ter mut ...

  • Edhe basha: 30/09/2020 09:15

    Edhe basha ko me pak

    Përgjigju
  • kastro: 30/09/2020 09:09

    Dikur punoja per nje firme italiane dhe merrnim inerte ne Zall Herr.Aty degjoje se si ky Gjunkshi,qe ishte Kapo te Komandot,i kishte punesuar nja 100 shofere dhe i shetiste nga qendra ne qender,per te votual Lulin ne Bashki te Tiranes.Luli i futi te shoqen ne pune ne Bashki,kurse ky zullap-hajduti u be gjeneral dhe Shef i madh.Pastaj e presionuan dhe e detyruan te jepte doreheqje.Turp dhe per ata qe erdhen ne 2013-en,qe e lane pa e cuar ne prokurori !

    Përgjigju
  • Ptuuuu rrace e keqe: 30/09/2020 07:42

    Dihet qe pd eshte parti talebane dhe se per te qene pjese e saj duhet te jesh musliman i devotshem. Femijet e berishes falen 5 here ne dite dhe afrojne vetem njerezit qe jane te islamizuar ne maximum. Berisha njohet per qendrimet e veta pro islamike. Sa turp sa tmerr

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Meta pret në takim ambasadoren e re të Kubës: Theksi u vu në rritjen e bashkëpunimin mes dy vendeve