Nga projekti i ri muzikor tek njeriu i zemrës e jeta në Gjermani, Luar Arani i zbulon të gjitha

Luara Arani, këngëtarja me zërin e ëmbël që fitoi zemrat e të gjithëve me këngën ‘Gjithmonë’ një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe më pas u largua nga skena muzikore por më rikthime të herë pas hershme, duke zgjuar gjithmonë kërshërinë tek publiku. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, zbuloi më tepër për projektin e saj të fundit muzikor ‘Ami’. Një këngë që trajton si tematikë tradhëtinë ndryshe nga çfarë jemi mësuar zakonisht të shohim në këngët e Luar.

“Nuk e kam shkruar unë tekstin por Muma këtë herë. Tema më preku sepse edhe në shoqëri edhe tek palët e treta e kam dëgjuar si temë, nuk ka qenë vetëm tradhëti dashurore por tradhëti në shoqëri, në familje kështu që prek të gjitha këto pjesë, kështu që thashë atëherë po e bëj. Por dhe une siç do njeri në botë njëfarë tradhëtie kam pësuar dhe vetë në anën shoqërore, ndërsa përsa i përket dashurisë mesa di unë nuk më ka rastisur por që nuk i dihet kurrë. Por e di që ka shumë dhimbje sepse e kam parë tek njerëz të afërt të mi” u shpreh ajo.

E pyetur për bashkëpunimet e reja, duket se së shpejti do të vij në bashkëpunim me një kolege.

Do të kem dhe bashkëpunime të tjera në vazhdim, me një djalë tjetër. Por po shikoj edhe për bashkëpunime me vajza.

Luar Arani jeton prej vitesh në Berlin, ku ka krijuar jetën e saj dhe punon në sektorin bankar.

Berlini është shumë i bukur, më është bërë si punë e dytë se u bënë shumë vite. Është ndonjëherë shumë i ftohtë dhe kjo është ndër arsyet përse vij dhe shumë shpesh në Shqipëri, përpos familjes. Por që ka dhe gjëra të mira, kam shoqërinë e ngushtë atje, kam një punë që bëj gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë dita mbyllet edhe vetëm duke lexuar libër ose duke kompozuar, ose duke bërë joga domethenë është një jetë normale si do e bëja dhe në Tiranë. Aktualisht punoj në sektorin bankar, kam të bëjë më shumë me antikrimin financiar kështu që ndjehem pak dhe si agjente sekrete. Por është një punë që e kam shumë qejf, menaxhoj dhe projekte.

Një vajzë që jeton mes dy botëve disi të ndryshme nga muzika tek profesioni që ka zgjedhur, Luar tregon se asnjëherë nuk ka mundur të zgjedh mes të dyjave, për këtë arsye ka zgjedhur që të jetë mes dy boëtve paralele.

Ajo që më bën më të lumtur nuk është vetëm kënga, është muzika në përgjithësi, rënia e pianos.  Ti i ke parë filmat e Disney besoj, unë nuk e kam ndarë dot mendjen nëse doja të isha Ariel apo Belle mes librave, kështu më ka vajtur edhe jeta.  

Të gjithë janë kurioz për largimin e këngëtares në momentin kur po krijonte karrierën e saj muzikore në Shqipëri, por për Luar ishte një vendim spontan, i një vajze te re që kërkon të eksplorojë më tepër.

Nxorra këngën ‘Gjithmonë’ më pas ‘Udhëtim’ dhe vendosa të iki , në fakt unë flas pesë gjuhë dhe doja se s’bën që gjermanishten ta mësoja tek vendi ku flitet. Fillimisht ika vetëm për të mësuar gjuhën dhe më pas thashë nëse fitoj edhe shkollën, do bëj shkollën dhe do kthehem, ngeca, nuk kam shpjegim më të mirë.

Ashtu si largimi drejt Gjermanisë ishte kaq spontan edhe bashkëpunimi me Florin ishte i tillë.

Unë kur kam njohur Florin kam qenë 11 vjeç, tek studio e tij për një koncert fëmijësh dhe unë me motren time do bënim një këngë, Flori është mik i babait tim dhe ai na coi atje për të bërë një këngë ndryshe, se Flori dihet që i sjell gjërat ndryshe. Flori më tha që kur të rritesha në moshën e duhur atëherë do krijonim një këngë bashkë. Pastaj kur vajta 16 vjec takova Florin bashkë me prindërit  dhe më tregoi këngën ‘Gjithmonë’ dhe më tha futu pak këndoje këtë, dhe në fakt sot e kësaj dite kënga që ju dëgjoni gjithandej është ajo hera e parë që është kënduar.  Nuk është rikënduar.

Ndërsa mesa duket këngëtarja nuk e ka në planet e saj të afërta rikithimin në Shqipëri.

Unë udhëtoj shumë. kështu që si do që të jetë nuk do rrijë dot kurrë në Shqipëri sepse lëviz cdo muaj. Por jam duke e menduar, megjithatë mendoj se për mua është më mirë që të kem diçka midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim