Nga Roshi te Cikalleshi e deri te Dermaku, protagonistët e Shqipëri-Islandë japin shpresë për të ardhmen

Tre pikë për të ringjallur shpresën ishin ato të Kombëtares në ‘Elbasan Arena’ kundër Islandës, por mbi të gjitha më shumë vlen rikthimi i entuziazmit, sidomos pas asaj humbjeje dërmuese kundër Francës. Pas takimit, protagonistët e fushës por edhe drejtues të ndryshëm, u shprehën:

Armando Duka, president i FSHF-së: "Ekipi luajti shumë mirë, rezultati ishte jashtëzakonisht i nevojshëm, për të rikthyer atmosferën, për të rikthyer të gjithë ato foktorët që më pas sjellin suksesin. Nuk është një gjë e re, nëse të gjithë faktorët janë pozitiv, skuadra merr energji pozitive dhe arrin te rezultati. Nuk kemi kualitete të jashtëzakonshme por kemi lojtarë që japin 100% për Kombëtaren dhe kjo duhet të na gëzojë."

Foto Strakosha, ish-kapiten i Kombëtares: "Kjo ishte një fitore sepse knaqem për anën piskologjike të futbollistëve, pasi nëse do ta vëmë re me kujdes ishin pak të stresuar por edhe të trembur në veprimet e tyre."

Kastriot Dermaku, futbollisti i Kombëtares: "Ishte e rëndësishme me fitu dhe këtë ia arritëm. Deri më tani unë nuk kam luajtur shumë por me rëndësis është me qenë gati kur të kërkon trajneri. Grupi duhet të jetë pozitiv dhe nuk ka rëndësi se kush luan pasi Kombëtarja është ndryshe nga klubi pasi prezanton një shtet."

Ledian Memushaj, futbollist i Kombëtares: "Ishte shumë e rëndësishme kjo sfidë pasi vinim pas një ndeshje të humbur me Francën. Kjo fitore na ndihmon shumë."

Keidi Bare, futbollist i Kombëtares: "Ishim në një moment shumë të vështirë dhe kjo fitore na gre moralin mua dhe më pas të gjithë ekipit. Besoj se bëmë një ndeshje të madhe dhe shpresoj që të ecim me këto ritme."

Edy Reja, trajneri i Kombëtares: “Përvec katër golave të shënuar që më vjen mirë, dy golat e tyre nuk mund ti pranoj, mbi të gjitha golin e parë që e pësuam që në fillim të pjesës së dytë. Një skuadër me vlera nuk i pëson ato llojë golash sespe e komplikuam ndeshjen."

Cikalleshi, futbollist i Kombëtares: "Pas zhgënjimit që ndodhi në Francë sigurisht që të ringrihesh nuk është e lehtë, është dyfish e vështirë. Arritëm të fitonim dhe këtë e bëmë me katër gola. Rrallë e këmi bërë këtë më parë."

Odise Roshi, futbollist i Kombëtares: "Kjo ishte ndeshja e katërt në këto 9 vite dhe ato kanë fituar tre herë kundra nesh. Këtë herë ishte një fitore shumë e madhe për ne. Besoj se të gjithë shqiptarët janë të kënaqur pasi çunat kanë bërë shumë mirë, duhet ti falenderoj të gjithë. Tani duhet të shohim para pasi gjërat e mira harrohen shumë shpejt."

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend