Nga Selenica, Berisha sulmon Alibeajn me akuza të vjetra: Rama e mban peng me krimet e vëllait

Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj Enkelejd Alibeajt, por këtë herë ka zgjedhur që ‘luftën’ ta bëjë me akuza të vjetra.

Nga Selenica ku zhvilloi takim me demokratët tha se kreu i qeverisë po ndjek të njëjtën rrugë si me Bashën, të cilin thotë se e mbante peng me dosjen e financimit rus ndërsa Alibeajn e mban me krimet e të vëllait.

“Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre.

Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën”, tha Berisha.

Berisha i referohet akuzave të vitit 2016 kur qarkulluan lajme se vëllai i Enkelejd Alibeajt ishte arrestuar në Gjermani me akuzën e vjedhjes me armë.  Në një bisedë me Report Tv, vetë Taulant Alibeaj mohoi të jetë vënë në pranga nga policia gjermane, ndërsa konfirmoi se në datat e pretenduara se është arrestuar 6 prill, ka qenë në Gjermani për një vizitë familjare.

Berisha komentoi edhe krizën energjetike duke akuzuar qeverinë se po abuzojnë duke thënë se lufta në Ukrainë nuk ka ndikuar as te shou, reshjet apo retë.

“Por për energjinë lufta në Ukrainë për energjinë ne kishim zero lidhje. Lufta në Ukrainë  nuk ndikoi as te shiu, as tek reshjet, as tek dielli, as tek retë. Por ndikoi vjedhja. Rroftë sebepi tani. Digat që mbushen plot, edhe tani janë plot, edhe do mbushen edhe më tepër, gjithë verën në vend që ti ruajnë dhe ti përdorin në vjeshtë, i zbrazin në kundërshtim me ligjin, ua sheshin sekserëve të vet.

Çfarë janë sekserët e vet? Janë kompani që blejnë e shesin energji. Shesin energjinë këtyre sekserëve me 15-20-30 euro dhe këta e shesin në bursë me 150-200 euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritarët e ndajnë me ministrat. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 22/03/2023 19:23

    o sali alibeaj ta jep vulen vetem me nje kusht,,t'ja marresh ne g...e alibeajt...

    Përgjigju
  • Gjergji: 21/03/2023 22:00

    Dështaku plak!

    Përgjigju
  • Bjordi: 21/03/2023 20:08

    Pse nuk e kupton qe kw marre fund more sali non grata

    Përgjigju
  • Mondi: 21/03/2023 20:06

    O sali ske ca i ben gomarit dhe i bie samarit ti

    Përgjigju
  • Klod Berisha: 21/03/2023 19:24

    O Sali o Hero gjith Vlora ty te do.Ti shporrim qelbesirat o legjenda Shqiptare

    Përgjigju
  • bisha: 21/03/2023 19:09

    po mir mor te qr e te marte djalli sa me shpejt po ti kur e dije qe ka vellain kriminel pse e more dhe e bere minister te drejtesise?apo kishe nevoje per votat e fjerit ? ik mor moster e robt kush te ndjek ty se jeni per tu jua shuar faren se e mbani peng kete vend e po e beni vendin me kriminal ne rajon per mos te thene me shum ke verdall teje vec kriminela qe nga shpellare i bere me kollare ne mes te Tiranes

    Përgjigju
  • Joni: 21/03/2023 19:00

    Te njejtat gjera ke o sali

    Përgjigju
  • Goni: 21/03/2023 19:00

    Boll o sale se u lodhem duke te dgjuar me kto

    Përgjigju
  • Dori: 21/03/2023 18:49

    Na ke lodhur koken o non grada

    Përgjigju
  • Joni: 21/03/2023 18:49

    Kujdesu per shendetin tend se gje tjeter sdi te besh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj