Nga sherri për papagallin, e deri te ngacmimi i gruas nga Instagrami! Konflikte fqinjësh që nisin nga sekretet

Nga sherri për papagallin, e deri te ngacmimi i gruas nga Instagrami! Konflikte fqinjësh që nisin nga sekretet

Foto ilustruese

“Se çfarë po ndodh me familjen shqiptare, nuk jam në gjendje ta tregoj”, e nis bisedën një oficer policie, – por i sigurt jam që kur kthej kokën pas dhe shoh kallëzimet jam i qartë se sot familjet dhe shumë qytetarë janë në krizë”.

Për oficerin e njohur që ka mbushur 22 vjet në polici, prej kohës së Covidit dhe në vazhdim ka vërejtur se denoncimet lidhen më shumë me dhunë, tradhti, keqpërdorim të rrjeteve sociale, abuzime me njohjet në snapchat dhe viktimizim të fëmijëve dhe adoleshentëve prej këtyre kontakteve të panjohura.

Jam i bindur deklaron zyrtari se këto kallëzime që duken si banale lidhen drejtpërdrejt me problematika sociale që nuk janë në kompetencë.

Një polic është i detyruar të hartojë procesverbal dhe kur pretendimi është paradoksal, apo dukshëm i paqëndrueshëm. Oficeri rrëfehet në anonimitet se janë shtuar në masën 30 për qind gjatë dy viteve të fundit denoncimet në polici për ngjarje që lidhen drejtpërdrejt me depresionin apo çrregullime mendore që në njoftimet zyrtare përshkruhen si banale apo nga gjaknxehtësia.

“Mbase është koha që qytetarët ta konsiderojnë ballafaqimin me psikologun, në një nga denoncimet një grua u ankua për Youtube duke qenë se i biri gjatë aplikimit të video game kishte këqyrur video për adultë dhe fëmija është veçse 9 vjeç.

Kontakti që fëmijët kanë me rrjetet sociale është një pikë e rrezikshme për jetën e tyre, përditë nëpër komisariate kur grumbullojmë denoncimet vërejmë prindër që ankohen për abuzimin e vajzave përmes shpërndarjes së fotove të tyre, lidhje jashtëmartesore që hapin konflikte, dhunë.

Duket sikur të gjithë mbajnë sekrete”, insiston oficeri. Në dy nga rastet e paraqitura prej tij  bëhet e qartë se deri në ç’pikë qytetarët përfundojnë në komisariate të ndryshme për konflikte që shfaqen si të çastit (dhe shpesh është kështu), por që në të vërtetë kanë një prapaskenë.

U zunë për papagallin, por në të vërtetë shkak ishte një burrë

Në një nga këto shembuj që janë kthyer në çështje policore është edhe sherri që një 28-vjeçare bëri me një grua 48 vjeç në katin e parë të apartamentit, duke e akuzuar për humbjen e papagallit të saj. “Më ka humbur papagalli dhe jam e sigurt që ajo e ka vjedhur, apo përfitoi një ditë ngaqë lashë derën hapur sepse hodha mbeturinat dhe ka hyrë për ta marrë”, deklaroi L. P pranë oficerëve. Vajza e cila punon në një institucion ka hedhur shpesh batuta akuzuese ndaj 48-vjeçares së divorcuar derisa ajo nuk ka duruar dhe një ditë i ka bllokuar makinën tip Smart, me synimin mos ta lejonte të dilte e këtu të ndizej një grindje.

“Jam e divorcuar për punët e mia dhe  gjithë meraku i fqinjës nuk është papagalli, por se jam në dijeni të lidhjes së saj me një burrë të martuar që unë e njoh ngaqë ashtu kanë ardhur punët. Ky shtetas është koleg i ish-bashkëshortit dhe së bashku familjarisht frekuentoheshim dikur. Sigurisht që përshëndetem dhe mbajmë marrëdhënie miqësore dhe problemi i fqinjës është se mos tregoj në lagje, apo prindërve të saj”, deklaroi 48-vjeçarja V… Sipas saj skema e të resë është që edhe prindërit e saj të grinden me të, duke hapur versionin e vjedhjes së papagallit. “Kam punët e mia dhe më thoni për çfarë mund të më hyjë në punë papagalli?”, pyet 48-vjeçarja.

Ato të dyja sipas policisë u kapën për flokësh në çastin e parkimit keq të makinës dhe  pikërisht aty gruaja e divorcuar ia tha troç: je një lavire vajzë që shkon me të martuar. Por e reja mbasi është paralajmëruar për rrezikun e kallëzimit të rremë, e pyetur nga policia nëse është e sigurt për vjedhjen e papagallit thotë nga ana e saj: papagalli nuk është më në shtëpi dhe i përket policisë ta zbulojë nëse ma kanë vjedhur apo jo.

Deklarova dyshimet e mia. Burimet thone se e pyetur nëse ka apo jo shkaqe të tjera se përse dyshon ndaj 48-vjeçares, e reja përsëriti “në asnjë mënyrë s’kam asnjë të dhënë, por ngaqë ajo se si më sheh dola në këtë rezultat”.

Më ngacmoi gruan

Një 32-vjeçare teksa po kthehej në shtëpi u ndje e përndjekur nga një djalë i ri në lagje. Ajo sapo mbërriti në banesë i tha bashkëshortit: një djalë më ngacmon, më ka gjetur në Instagram dhe më shkruan pa ndërprerje. E kam vënë në dijeni që jam e martuar. E reja sipas policisë së Tiranës u përball me beqarin në rrugicën e lagjes. “Ia përsërita që jam e martuar dhe që e kishte të kotë, por shtoi se nuk kishte asnjë kompleks për këtë gjë. E njoftova se do t’i thosha burrit dhe ai i nxehur u largua me shpejtësi, duke më kapur pasqyrën e makinës me makinën e tij”, deklaron pranë policisë nëna e dy fëmijëve.

Policia thotë se mbasi ka këqyrur llogarinë e Instagramit të gruas së martuar dhe ka identifikuar autorin e ka thirrur për ta marrë në pyetje. “Nuk e kam idenë për çfarë po flisni, – u justifikua djali nga Tirana. Po qarkulloja me makinë dhe nuk e llogarita mirë distancën me mjetin përballë, dhe mbas fërkimit të mjeteve u largova mbasi kisha punë”. I riu nuk ka pranuar ta ketë ngacmuar gruan e martuar që nga ana e saj veç policisë vuri në dijeni edhe të shoqin. “Më ngacmoi gruan, – deklaron ky shtetas në komisariat, – dhe nëse do ta kisha gjetur në ato momente mund të ishim përfshirë në incident dhe në konflikte burrash. Më mirë të merret policia me të”, mbyll qëndrimin e tij bashkëshorti që pavarësisht kësaj dëshmie ka kërkuar ndjekjen penale ndaj beqarit. Ky i fundit sipas policisë nuk ka kryer vepër të natyrës së përndjekjes, por dyshohet për dëmtim prone me dashje./ Gazeta "Si" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet