Nga shkurtimi i pagave të administratës te rishikimi i pensioneve, propozimet e Ilir Beqajt për ngërçin ekonomik

Nga shkurtimi i pagave të administratës te rishikimi i pensioneve, propozimet e Ilir Beqajt për ngërçin ekonomik

Ilir Beqaj

Ulja e pagave të administratës dhe rishikimi i pensioneve, ndryshimi i sjelljes së bizneseve apo sigurimi i kontratave të qirave, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka sjellë disa propozime se si të kalojmë ngërçin ekonomik krijuar nga COVID-19, duke kërkuar uljen e pagës për të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura me 10 % për të krijuar një fond të veçantë për rastet e paparashikuara.

Propozime që kanë nxitur mjaft debate të nxehta që nga mjekët, si statusi i ashpër i mjekut Tritan Kalo por dhe mjaft diskutime në rrjetet sociale që janë kthyer në mjetin e ri që shoqëria civile të shpreh opinionin e saj.

"Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë. Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020", shkruan Beqaj.

Me prezantimin  e propozimeve të tij, Beqaj shkruan se kanë si qëllim të nxisë mendimin dhe diskutimin për përdorimin e instrumenteve të qëndrueshme në përballje me befasitë e ndryshme dhe pa parashikueshmërinë e tyre. 

Statusi i plotë i Ilir Beqaj

KRIZËN DUHET TA PËRBALLOJMË TË GJITHË BASHKË!

Nesër bëhen 50 ditë nga rasti i parë zyrtar i sëmundjes COVID-19. E ardhmja, qoftë e afërt, qoftë e mesme, nuk duket sesi do të jetë, përveçse pranohet që do të jetë keq, si s’ka më keq, apo do të ketë edhe më keq. Nga njëra anë është sheshimi i kurbës së epidemisë, vaksinimi, imuniteti i grupit. Nga ana tjetër është shëndeti (jeta), ekonomia (pasuria), liria (privatësia). Më tej (ka shumë anë kjo krizë) është deficiti (fiskal, tregtar), borxhi (publik, privat, individ), inflacioni. Por është edhe norma e interesit, hapësira fiskale dhe aftësia paguese (creditëortheness).

Sa më sipër nuk është një listë shteruese, por renditja e gjithë këtyre pyetjeve ekzistenciale dëshmon se sa të papërgatitur jemi gjendur përballë kësaj pandemia dhe sidomos pasojave të saj. Deri më tani, ky i kësaj here duhet të jetë dështimi më i madh i njerëzimit në kohët moderne. Sepse, të paktën kësaj here, sipas mendimit tim, krizën ekonomike e kemi drejtuar vetë.

Nëse vendosëm ne vetë se kur duhet të fillonte kriza dhe me çfarë intensiteti (dhe mirë bëmë sepse vendosëm jetën para ekonomisë), duhet të ishim më të parapërgatitur se kurrë për gjerësinë dhe ashpërsinë e krizës ekonomike. Nëse për SARS-CoV-2 flisnimme hamendësi nisur nga sivëllezërit e tij të mëparshëm të familjes së koronaviruseve, nëse na u desh disa kohë ta zbulojmë në laborator e t’i vëmë emrin, nëse ende kemi disa të panjohura për evolucionin e tij afatshkurtër, në ekonomi duhet ta kishim ditur që në fillim se çfarë pasojash do të sillte lockdoën botëror dhe nacional.

E dinim sa do të mbeteshin pa punë, e dinim çfarë mallrash do të ishin me pakicë, e dinim çfarë industrish do të mbylleshin pjesërisht apo plotësisht. Edhe nëse duam të flasim për të drejtat individuale, edhe ato e dinim para vendimmarrjes së lockdoën sesa do të duhet të kufizohen. Në mënyrë naive na kërkohen sakrifica në emër të kohës. T’i japim kohë sistemit shëndetësor që të mos kalojë maksimumin e kapacitetit të tij. T’u japim kohë shkencëtarëve të zbulojnë vaksinën.

T’i japim kohë popullsisë të infektohet, me shpresë që pas kësaj të imunizohet. Ata që kanë pretenduar prej disa dekadash të udhëheqin dijen botërore, vetëm po rreken të na tregojnë sesa shumë pyetje duan përgjigje, por përgjigje nuk po merr kush guximin të japë. Opsione, alternativa njëra pas tjetrës, të mirat e të këqijat e çdo opsioni, por rekomandim sipas kontekstit konkret as fare.

Të gjithë po presin vetëm të mësojnë nga gabimet e atyre që guxojnë të parët. Ndërsa ata që guxojnë sot të marrin vendime, duhet të kenë bekimin e të gjithë botës, sepse po na mësojnë, të paktën, cilat janë rrugët e gabuara. Që të mos shpenzojmë energji e të mos humbim kohë. Praktikisht, çdo vend është lënë i vetëm se si të zgjidhë hallin e vet.

Ne jemi një vend i vogël. Ato që i dimë, i dimë. Dimë edhe çfarë nuk dimë. Kësaj here e panjohura është se nuk dimë çfarë nuk dimë. Thënë më thjesht, nuk dimë se çfarë të reje duhet të mësojmë. Për këtë do të kishim nevojë për këshillat e të diturve. Meqë mesa duket nuk do të mund të kemi këshilla në një të ardhme të afërt, atëherë duhet të mbledhim mendjen, të shtrojmë të ndenjurat e të përveshim mëngët se jemi vetëm. Përtej solidaritetit për mbijetesë të mos presim ndonjë gjë nga jashtë. Jo sepse nuk kemi miq e dashamirë, por sepse edhe ata janë njësoj si ne.

Veçse një vendim solemn duhet ta marrim. Vendimet tona nuk mund t’i marrim as duke përdorur krejtësisht çfarëështë krijuar në vend nga breza të tërë (të shesim pasuri e të drejta publike), as duke e transferuar barrën te brezat e ardhshëm. Këtyre të fundit u mjafton halli që po i zë se duhet të jetojnë më së shumti në një botë të panjohur.

Megjithatë, besoj se kësaj here ka një konsensus të gjithëpranuar se zgjidhja e komponentit ekonomik të kësaj krize nuk duhet të përdorë instrumentet e përdorura në krizën financiare 2008–2009. Ajo krizë, veç të tjerash, solli në Europë rrënim të socialdemokracisë së fundshekullit të 20 (socialdemokratë gjermanë e austriakë, socialistë francezë e grekë, të majtë italianë u tretën), solli lulëzim të populizimit dhe thelloi pabarazinë ekonomike.

Kësaj here duhet të jemi tëvetëdijshëm se mungesa e likuiditetit nuk duhet jetë arsyeja apo alibia për të mos provuar një masë apo një tjetër masë të caktuar. Edhe pse kur vjen puna tek ekonomia, shumë hapësirë për shpikje nuk ka. Do të duhet të vëmë në dispozicion qoftë pasuritë tona, qoftë duhet të përshtatim sjelljen shpenzuese. Edhe qeveria, edhe sipërmarrja, edhe familjet. Në pikënisje nuk kemi ndonjë trashëgimi solide. Borxh pa fund, as qeverisë, as bizneseve, as familjeve nuk i jep kush. Edhe nëse do të vendosim të shesim asete publike, jemi në kohën kur askush nuk dëshiron të investojë. Vetëm spekulantë qarkullojnë këto kohë.

Nëse bizneset e quajnë të padrejtë që të përdorin asetet e kompanive të tyre për të monetizuar koston disamujore të fuqisë punëtore, të paktën për vitin 2020, duhet të ndalojmë shpërndarjen e dividendëve. Mungesa në të ardhura fiskale nga mosarkëtimi i taksës mbi dividendin është më pak e ndjeshme sesa financimi buxhetor i pagave të luftës për punonjësit e kompanive.

Një pjesë e mirë e të punësuarve të sektorit privat janë dëmtuar në të ardhurat familjare nga kriza. Po u japim një pagesë mujore modeste ekzistence të financuar nga paratë publike. Ndërsa po me para publike, po vazhdojmë të financojmë 100 % pagat e sektorit publik. Dalin apo nuk dalin në punë. Nuk më duket e ndershme. Nëse duhet ta përballojmë të gjithë bashkë krizën, duhet të marrim përsipër edhe të ndajmë barrën e saj. Një propozim këtu.

Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë.

Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020.

***

Që në ditët e para të bllokimit të detyruar të disa aktiviteteve ekonomike, u konstatuan kontradiktat e para. Të njëjtat që u vunë re edhe gjatë krizës pas tërmetit të 26 nëntorit, por në një pjesë të vendit. Si do të bëhet me rrogat e punëtorëve? Si do paguajmë qiratë? Tërmetet, pandemitë, etj., janë situata të të paparashikueshme. Por, derisa herë pas here ndodhin nuk mund dhe nuk duhet të jetë e paparashikueshme përgjigjja jonë.

Nëse njerëzit menjëherëi drejtohen politikës për zgjidhje, politika duhet të jetë e aftë jo vetëm të japë përgjigje të atypëratyshme të krizës sëradhës, por edhe të krijojë instrumente që administrimi i krizës, kurdo që të ndodhë, dhe i pasojave të saj, të jetë sa më normal. Institucionet publike kanë në planin e tyre financiar vjetor të përfshirë një fond të veçantë brenda shpenzimeve të personelit.

Zakonisht, rreth 60% e shpenzimeve mujore për fond pagash. I bie mesatarisht rreth 5% të fondit vjetor të pagave. Pse të mos jetë detyrim një fond i veçantë për çdo punëdhënës në vend me të paktën 10 punëtorë. Nëse do të ishte 25% e fondit vjetor të pagave do të mbulonte pagat e tre muajve. Ky fond do të përdorej për situata të papritura.

Mund të pranohet që në një situatë të tillë të mos paguhet paga e plotë, por 80% e pagës mesatare të tre muajve të fundit. Jo më pak se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më shumë se një shumëfish (5 herë apo 7 herë) i kësaj page. Në këtë rast do të duhet një fond sa 20% e fondit vjetor të pagave apo 4% e fondit vjetor për 5 vjet.

Për sa u përket të drejtave të ardhshme për sigurime shoqërore ato të llogariten mbi pagën minimale për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore. Pagesa për të punësuarit në një rast të tillë të jetë e përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale. Nëse duke filluar nga 1 janar 2021 fillojmë e krijojmë me detyrim njëinstrument të tillëfinanciar (me 4% të fondit vjetor të pagave), deri në dhjetor 2025 e kemi krijuar një rezervë financiare që na mbron deri në 3 muaj nga të papritura që mund të çojnë në pamundësi të pagesës normale të pagave.

Duhet të mbajmë një konsideratë që një mekanizëm i tillë në 5 vitet e ardhshme do të shtrenjtonte me 4% shpenzimet vjetore të personelit. Shpenzimet e sipërmarrjes për krijimin e këtij fondi të jenë shpenzime të zbritshme për efekt të llogaritjes së tatimfitimit. Të mbahen nga një/disa kustod/ë financiarë, sepse kështu edhe cash-in e kemi të garantuar, edhe fondi mund të shtohet edhe duke u investuar e riinvestuar.

Teprica mbi nivelin 3-mujor të pagave të jetë njëmarrëdhënie e lirë midis kustodit/kustodëve dhe sipërmarrjes. Ekzekutimi i përdorimit të këtij fondi të jetë nga një autoritet publike. Diçka e përafërt me sigurimin e depozitave.

Sidoqoftë, sa më sipër, ka si qëllim të nxisë mendimin dhe diskutimin për përdorimin e instrumenteve të qëndrueshme në përballje me befasitë e ndryshme dhe paparashikueshmërinë e tyre. (Fondi i sigurimit shëndetësor dhe fondi i sigurimeve shoqërore e kanë në ligj ekzistencën e një fondi rezervë, të aftë për të përballuar shpenzimet tremujore, paçka se gjithmonë thesari i shtetit për përdorimin e tyre paraqet pengesën e kufirit të deficitit buxhetor). Po qiranë, mese do ta paguaj? Mos e paguaj?! Me të ardhurat e qirasë po shkolloj djalin në Gjermani? Me kursimet e tua? Ç’punë ka shteti të hyjë në marrëdhënie midis privatëve?!

Për të shmangur çdolloj konflikti, duhet bërë rregullimi i nevojshëm ligjor, që në kohë fatkeqësish të shpallura të tilla nga autoriteti kompetent, qiramarrësi nuk ka detyrim të paguajë qiranë, pavarësisht se çfarë është e përcaktuar në kontratën midis palëve. Për të mitiguar këtë risk po bëj dy propozime alternative të njëri–tjetrit.

Ose sigurim i detyrueshëm i kontratës së qirasë ose paradhënie e një qiraje tremujore, por jo më shumë se 1 muaj për vit të kontratës së qerasë. E paguar çdo vit sa kësti mujor i kontratës së qirasë. Veç të tjerash do të kishim edhe një rregullim ligjor dhe fiskal të tregut të qiradhënies dhe qiramarrjes. Meqë po flasim për qiranë, duhet të sanksionojmë edhe që në rast se qiraja rregullonbanesën primare të një bërthame familjare, qiradhënësi nuk ka të drejtë të nxjerrë nga banesa qiramarrësin, edhe pse ky i fundit mund të mos paguajë qiranë.

Sa më sipër ishin disa ide. Do të ftoja këdo të bëhej pjesë e një kontributi të përbashkët për çfarë, si, kur, me se… Nuk lipset as forum, as grup pune, as bord, as portal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakort me Beqjan: 29/04/2020 13:10

    Jam shume dakort me z.Qeqja qe te jemi konkrtete she te vime me peopozime. Kam nje peopozim shume te thjeshte dhe lehtesiaht te realizuwshem. Te gjitha te ardhurat qe ka bere Ilir Beqaj deri sa u be anetar parlamenti jane te tijat. Nderkohe te gjithe te ardhurat qe ka bere pasi u be deputet/minister , pervec rroges, ti merren per te nsertuar fondin e emergjences. Kuptohet qe ky propozim aplikohet ke e gjithe anetaret e parlamentit dhe ministrat ne 3-4 legjslaturat e fundit. Nese duam mund ta kalojme edhe ke drejtorite kryeaore. Do ishte nje zhvillim i pa orecednete nese Z.Beqja e pranon dhe e con oerpara kete nisem. Ne protje te nje reagimi nga z.Beqja per kete propozim.

    Përgjigju
  • karidi: 29/04/2020 10:13

    ky pleh, qe ne kurrizin tone vodhi miliona euro ne koncesionet per vilmen me shoke, ka goje dhe flet per shkurtim pagash. nese edi rama vazhdon degjon keta per lesh do shkoje dhe ai.

    Përgjigju
  • Fatmir Lohja: 29/04/2020 08:07

    Ky kriminel mund te jete,por ekonomist nuk eshte.

    Përgjigju
  • Lupja: 29/04/2020 06:35

    Ky eshte ideologu dhe koka e shkences ne PS,gjithe bota mendon per permisim te rrogeve e pensjoneve Beqi flet perulje se vetem keshtu mund te dilet nga situata e krijuar nga korona.Ilir beqir aga jepe mendim aknonik pasence shoqerore ekonomike.Ekspert si Lire beqp sula shqiprija ka plot te tille qe e kane cuar ekonomine ne gremine nga 90 e ketej.Ekonomija shqiptare eshte gerryer dhe po gryhet nga tendrat e beqereve qe ndodhen ne PS,qe jane miqt te dy krahve te politikes here me njeren here me tjatren.

    Përgjigju
  • Cubi: 28/04/2020 22:38

    Mir e kan keta hajnat se ish . ushtarak ne lerim mer 130000 mije lek te vjetra edhe ato ti lej gjysmen se mer shum. Po kta muter skan as turp as frik.Se kur ishte deputet sja degjuam zerin per te diskutuar per statusin e ushtarakut. Kurse vet marin cte mundin nga ky vend i bekuar.

    Përgjigju
    • Cungu: 28/04/2020 23:21

      Eshte akoma deputet or Cub, nderkohe qe duhet te ishte ke 40 penxheret. Por po je hajdut Rilndja te do e te gradon. Ta gezosh o Cub se mire je ne lirim

  • Hana: 28/04/2020 21:19

    Kush e pyeti kete? Te ktheje parate e fituara nga tenderat. Parate e 200 partive koti te kthehen ne buxhet. Ato parate qe paguhen per lobime jane te popullit. Ato amistite fiskale qe ju behen super pasanikeve, ato supervilat e qeveritareve dhe deputeteve te konfiskohen e tu kthehen popullit . Mos e hengsh as rrogen e as pensionin o Ilir idioti!

    Përgjigju
  • Faik: 28/04/2020 21:13

    NUK i duhen as DREQIT 140 BANDITË në PARLAMENT !! SHQIPËRIA jonë e VARFËR është vetëm 2 MILION e GJYSËM BANORË , bashkë me MUXHAHEDINËT , JEVGJIT dhe HARRIXHINJTË , kshuqë PARLAMENTI MOS të ketë më shumë sesa 60 DEPUTETË !!! Edhe 60 shumë janë , sepse mendjen e kanë vetëm pêr të VJEDHUR dhe për tê GRABITUR PARATË PUBLIKE!! Po tē jenë 60 HAJDUTË , do jetë pak më ndryshe sepse Shkurtohen 80 BANDITË dhe HAJDUTË të tjerë që ZHVASIN dhe PLAÇKISIN SHQIPTARËT me PAGAT e tyre SUPER të MAJME dhe me LLOJ LLOJ DJETASH FIKTIVE , Komisione Banditësh , Fjetje nëpër HOTELE , PAGESA për KARBURANTIN e MAKINAVE dhe FATURAT e TELEFONAVE të këtyre FUNDËRRINAVE dhe DOBIÇAVE Politikanë , që ISHALLA O ZOT I MADH , U SHOFSHIN bashkë me SOJ e SOROLLOP , dhe KURRRRRRRRRRRRRË MOS e GËZOFSHIN GJËNË E VJEDHUR !!! LARG DUART E ZEZA nga ULJA e PENSIONISTËVE NAFTËTARË dhe MINATORË!!

    Përgjigju
  • Populli: 28/04/2020 20:03

    Shperndani parlamentin. Kjo eshte zgjidhja. Bejeni prove kete ide dhe do shikoni se sa shume njerez ka ne Shqiperi qe di ju qije grate e gocat juve more bythqira. Po kredite tona kush do ti paguaj more robqire. Provojeni dhe do ju duket 97 si octoberfest.

    Përgjigju
  • Neri: 28/04/2020 19:30

    SPAK ben mire te shikoje tabulatet me ke ka komunikuar para se te jepte keto ide brilante ky mjeshter i korrupsionit te larte. E perkthyer ndryshe, mjeshtri nuk do qe te perdoren parate e destinuara per klientet e tij dhe eprorit te tij, por te xhepit te administrates dhe popullit. Si duket edhe pse ka rrenuar te ardhurat e sigurimeve shendetesore me tenderimet koncesionare, aro nuk i mjaftokan.

    Përgjigju
  • Vlora: 28/04/2020 19:00

    O Mamuth mjafton të këthesh mbrapsht ato që Ti dhe shokët e tu i keni vjedhur këtij populli, dhe skemi nevoj fare për disa vjet, pupupupu mjer Shqipëri këta tani do nxierin ligj që tju pastrojnë parat banditëve të tyre që në teori janë leket e vet pushtetarëve pa dallim ngjyre...

    Përgjigju
  • Vloreee: 28/04/2020 18:42

    Ore rop**** kuj di shkurtosh pensionin atyre qe marin 70 mij lek.... qe ti per vete dhe sorollopi jote i harxhone per kafen e mengjezit..... r*** ku ti keshe...

    Përgjigju
  • Bilal Bilali: 28/04/2020 18:42

    Ty te q*** kina nenen kur thua te rishikohen pagat dhe pensionet o shpifsire e degjeneruar.

    Përgjigju
  • ujku: 28/04/2020 18:39

    ky eshte kulmi I kulmit te kulmeve te gjitha poshtersive.mjafton vetem mendimi dhe larg qofte zbatimi..o qeveritare miliardier kujdes me kafshaten e bukes te. popullit me te varfer te botes..nga vjedhja e juaj e. shfrenuar

    Përgjigju
  • Adil: 28/04/2020 18:21

    Shkurto kuvendin,100deputete,kursen para

    Përgjigju
  • mashtruesi: 28/04/2020 18:03

    larg duart nga pensionet.mos vidhni me tendera dhe mbushet gropa o hajdut.

    Përgjigju
  • Daku: 28/04/2020 17:53

    Shihni cfare fytyre cinike, qesharake prej makuti dhe hajduti parash qe ka ky njeri ... pra fatura ti kaloj njerezve,, qe paguajne poshtersite dhe korrupsionin e ketyre markarenjve prej vitesh ... beqja pupupu... semundja e bute por e pasherueshme

    Përgjigju
  • Miti: 28/04/2020 17:33

    Po sikur te konfiskojme parate qe ke vjedhur ti dhe soji yt? Do mbushnin gropen qe eshte krijuar ne buxhet dhe jam i sigurte qe me miliarda eurot e vjedhura keto 30 vite ketij populli me siguri do pergjysmohej borxhi publik.

    Përgjigju
  • Transimeno: 28/04/2020 17:14

    Po shporru o funderrine o hajdut i peshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia