TIRANE- Nga shtatori i këtij viti në 119 shkolla të Tiranës do të kenë të përfshirë dhe drekën duke ju dhënë mundësi fëmijëve nga parashkollori deri në klasë të pestë të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.
Nënkryetari i bashkisë Tiranë Andi Seferi në një intervistë për emisionin 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv zbulon hallkat se si do të funksionojë ky projekt.
“Është një inciativë që do të fillojë për herë të parë në shkollat publike në Tiranë, duke e bërë si në shkollat në Europë. Është në kuadër të një procesi të madh duke iu kushtuar vëmendje të veçantë kopshteve, çerdheve dhe shkollave” , theksoi Seferi duke kujtuar se që nga viti 2017 të gjitha shkollat janë përfshirë në projektin ‘Shkolla Qendër Komunitare’.
Sipas tij projekti synon që të sigurojë shëndetin, mirëqënien, të garantojë aftësitë intelektuale, fizike dhe sociale dhe të ofrojë hapësira të mbrojtura për fëmijët.
" Nga ky projekt do të përfitojnë 32 200 nxënës nga parashkollori deri në klasë të pestë. Do të jetë me dakordësinë e prindërve për konsumimin e vaktit. Menuja do të jetë bërë nga specialistë dhe do të shpërndahet çdo ditë në shkollë", shtoi Seferi për gazetarin Nertil Agalliu.
Lidhur me organizimin e këtij projekti bashkia Tiranë ka bashkëpunuar me disa ministri, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë.
Sa i përket zgjatjes së orës në shkollë, po punohet si do të vijojë ky proces me nxsënësit në shkollë deri në orën 16:00.
Nëpërmjet këtij projekti, synohet që t’u jepet një ndihmesë prindërve të cilët janë në punë dhe shpesh detyrohen që t’i dërgojnë prindërit në qendra private për kryerjen e detyrave, kundrejt kostove relativisht të larta.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
51.6%
-
Të gabuar
45.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 4265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, ishte duke punuar në soletën e katit të 4-ët të një banese, 66-vjeçari bie nga lartësia dhe vdes
8 Shkurt, 13:41
-
Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin
8 Shkurt, 13:12
-
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
8 Shkurt, 12:31
-
Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)
8 Shkurt, 10:19
-
Sot protesta e PD para Kryeministrisë, 1 mijë efektivë në gadishmëri! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve as parkimi
8 Shkurt, 08:47
-
Veliaj i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ kryetares së Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë: Tirana e hapur për studentët tanë, që duan të studiojnë këtu
7 Shkurt, 16:49
-
Përballja me AF Elbasanin, Egnatia ka pesë mungesa! Tetova: Pa presion, kërkojmë sërish kampionatin dhe Kupën
7 Shkurt, 15:33
-
SPAK vijon hetimet për falsifikim të diplomës, Këlliçi anulon protestat te Bashkia
7 Shkurt, 14:49
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15
-
'Jam kryetari i bashkisë' Dy persona mashtrojnë biznesmenin nga Lushnja, i marrin 6 mijë euro! Arrestohet 'Delluksi' i TikTokut, tjetri në kërkim (VIDEO+ EMRAT)
7 Shkurt, 12:02
-
Veliaj pret homologun nga Brukseli: Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian
7 Shkurt, 12:01
-
Kishte mbetur i bllokuar te Shkalla e Tujanit, policia i shkon në ndihmë turistit belg
7 Shkurt, 10:47
Si ide eshte e mire,por duhet shtrire ne gjithe vendin.Ketu ku jetoj,dreka eshte qe nga cerdhja e deri ne universitet,por nuk eshte falas,prinderit paguajne per te.S.d.q.ky eshte nje rast te kujtojme kohen tone,/pushimin e madh/ dhe ushqimin qe merrnim me vete nga shtepia.
PërgjigjuMashtrusa XHepista.....
PërgjigjuBudalleku radhes, si ske rruge, ske kanalizime, ske rroga, paske leke per ushqim ne shkolla, a mortja
PërgjigjuOopaa tenderat 7D tani se 5D I pame
Përgjigju