Nga sot udhëtimet me Italinë me rregullat të reja, Ministria e Jashtme publikon protokollin, kategoritë e pasagjerëve që përjashtohen nga karantina

Nga sot udhëtimet me Italinë me rregullat të reja, Ministria e Jashtme publikon protokollin, kategoritë e pasagjerëve që përjashtohen nga karantina

Foto ilustruese

Duke nisur që nga dita e sotme qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja, të përshkruara në udhëzimin e fundit të ministrisë  së Shëndetësisë italiane.

Ministria e Jashtme në Shqipëri nënvizon se qytetarët shqiptarë në territorin italian do të duhet të deklarojnë vetëizolim prej 5 ditësh, në adresën ku do të qëndrojnë. Ndërkohë që përjashtohen nga karantina të gjithë ato që qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe e dëshmojnë këtë përmes biletave.

Ministri i Shëndetësisë në Itali, publikoi dje draftin e ri ligjor, sipas të cilit qytetarët që vijnë nga vendet jashtë zonës së Shengenit mund të udhëtoni drejt Italisë, me disa kufizime. Kushti i parë për të kaluar në territorin italian, është pajisja me certifikatën e vaksinimit, ose testit COVID, i cili duhet të rezultojë negativ, jo më shumë se 72 orë më parë.

Kushti i dytë është plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë, Detyrim për udhëtarët të cilët kalojnë kufirin me një test negativ COVID, kanë detyrim të vetëkarantinohen për 5 ditë dhe do të mund të dalin vetëm nëse kur të ribëjnë testin do të rezultojnë sërish jo të infektuar nga virusi.

Për fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare, nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit molekular antigjenik. Udhëtimi në territorin italian me makinë private, për më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5 ditor, por duhet patjetër të plotësojnë 2 rregullat e tjera.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Infromacion: 31/07/2021 10:57

    Pra nese qëndrojme për 4 dite psh nga data 5 Gusht me 9 Gusht nuk ka nevoje për karantine ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri