Nga Tirana në Prizren me motorë, Rruga e Kombit kthehet në 'pistë' për turistët e aventurës

Mbërritja e turistëve vendas dhe të huaj me motorë është një prej veçantive të këtyre ditëve pranverore në Kukës. Ne takuam një grup prej 8 motoristësh nga Tirana që që udhëtimin e tyre e kanë nisur në kryeqytet dhe do ta përfundojnë në Prizren. Të përshkosh me motorë rrugën e kombit është mjaft interesante dhe tërheqëse. Sakaq verejnë se mungon infrastruktura nëpër fshatrat e verlindjes.

“Kemi ardhur të vizitojmë Kukësin, se eshte qytet i mrekullueshem edhe pse s’kanë vënë dorë. Pas Kukësit do të ikim deri ne Prizren. Do kisha shumë dëshirë që bashkia dhe qeveria të rregullojnë rrugët e fshatrave”, tha Petrit Spahiu.

“Rruga e Kombit është e mirë me ec me motor. Kukësit është “the best”, i ka të gjitha liqenin, malin. Pas Kukësit do shkojmë në Prizren, kalojmë bukur atje, kemi shokët tanë motoristë. Ndersa rrugët rurale duhet të jenë më të mira.  Ne vizitojmë gjithë Shqipërinë, gjatë fundjavave, na pëlqejnë rrugët e gjata”, thaGerald Gerdani.

Turizmi i Aventurës është një trend në rritje në mbarë vendin, ku gjithnjë e më shumë sheh grupe që eksplorojnë natyrën me motore apo bicikleta. E teksa ky lloj turizmi zhvillohet vit pas viti, ekspertët sugjerojnë të rritet oferta turistike dhe të krijohen kushte që siguria në rrugë të jetë maksimale.

R.D/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i BE: Reforma në drejtësi e pakthyeshme, të forcohet! Qeveria dhe institucionet të mbështesin SPAK, ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit

Ambasadori i BE: Reforma në drejtësi e pakthyeshme, të forcohet! Qeveria dhe institucionet të mbështesin SPAK, ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit