Nga Tuzi drejtonte 'rrjetin' e drogës në Michigan, 40 ditë burg për shqiptarin e arrestuar në Han të Hotit! Erdhi në Shqipëri për turizëm, i sekuestrohen 50 mijë euro në Audi! Pritet ekstradimi në SHBA

40 ditë burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për 41 vjeçarin shqiptar Leksi (Aleksandër) Vulaj nga Mali i Zi i arrestuar me 31 gusht në pikën e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në Grabom të Malësisë së Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Kërkesa e palës mbrojtëse për një masë më të lehtë se 'arresti me burg' është refuzuar nga gjyqtari Arben Micko.

Gazetari Arsen Rusta raporton se Vulaj ka deklaruar se në Shqipëri ndodhej për turizëm. Gjatë arrestimit në Shkodër, atij i është sekuestruar makina tip Audi dhe 50 mijë euro cash, ndërkohë avokati i tij Detar Hysi thotë se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit. 

41 vjeçari Vulaj do qëndrojë në qelitë e paraburgimit në Tiranë, për të paktën 40 ditë deri në mbërritjen e dosjes me prova nga SHBA ndërsa më pas do merret vendimi për ekstradim drejt SHBA, sipas marrëveshjes së fundit mes 2 vendeve.

Nga Tuzi, Vulaj akuzohet se drejtonte shpërndarjen e drogës në Michigan. Dyshohet se mes të tjerash ai organizoi dërgesën dhe dorëzimin e 10 kilogramëve kokainë në këtë distrikt që u zbulua nga agjentet e Deas. Bashkëpunëtore e tij në mbledhjen e parave të drogës sipas përgjimeve të DEA-s rezulton se ishte e motra e tij. Ajo pastronte para duke hapur depozita bankare.

Ndonëse kishte një vendim gjyqësor nga drejtësia amerikane, e cila më më 9 qershor të vitit 2021 ka vendosur ndaj tij “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, 41 vjeçari qëndronte në Mal të Zi dhe gjykata atje e ka pasur të pamundur ekstradimin për shkak të mungesës së një marrëveshje të tillë me SHBA-të.

Më pas, Vulaj arriti të lëvizte krejt lirshëm për të hyrë në Shqipëri. Nisur nga ky informacion i marrë nga Zyra e DEA-s në Athinë, se një i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve mund të hynte në territorin shqiptar, policia e shtetit organizoi punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tij. Neutralizimi i tij u bë në rrugën Tamarë-Hani i Hotit, në kuadër të operacionit “Detroit”, pas një pune hetimore që zgjati më shumë se një muaj. 

Operacioni u zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, zyra e Interpolit në Policinë e Shtetit, Njësia Hetimore “Jointshield” që funksionon në bashkëpunim DSS dhe OSI në Ambasadën Amerikane dhe me zyrën e DEA-s Athinë.

1630659979_1630659331VULAJ.jpg

Aleksander Vulaj

Procesvebali i arrestimit

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
U la në burg, shqiptari i kërkuar për trafik droge nga SHBA kishte ardhur në Shqipëri për turizëm! Në makinë ju gjetën 50 mijë euro

 

41-vjeçari shqiptar Leksi (Aleksandër) Vulaj nga Mali i Zi i arrestur në aksin Tamarë-Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, është lënë sot në burg nga gjykata. Kërkesa e palës mbrojtëse për një masë më të lehtë nga 'arresti me burg' është refuzuar nga gjyqtari Arben Micko.

Report Tv mëson se Vulaj ka deklaruar se në Shqipëri ndodhej për turizëm. Gjatë arrestimit në Shkodër, Han i Hotit atij i është sekuestruar makina dhe 50 mijë euro që i kishte cash. Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi thotë se do të ankimojë vendimin e apelit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’