Ngacmonin kalimtarët me shkop, 13-vjeçarët ndalohen nga policia, reagimi i nënës (Pamjet në Emisionin 112)

TIRANË - Në episodin e sotëm të Emisionit 112 transmetojmë pamjet ekskluzive nga ndalimi i dy fëmijëve 13-vjeçar nga efektivët e policisë. Policia u njoftua nga qytetarët se dy të miturit ishin duke ngacmuar kalimtarët me një shkop të ngjashëm si shkop bejsbolli ndërsa po trembnin edhe fëmijët e vegjël në një lagje të Kombinatit sipas telefonuesit. 

Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë ngjarjen e plotë, nga telefonata dhe pamjet e plota nga kamera e trupit të efektivëve nga momenti i ndalimit të dy 13-vjeçarëve, komunikimin me policëve me ta deri në ballafaqimin e fëmijëve me prindin, nëna e një prej të cilëve  mendonte se djali ndodhej në banesë.  Gjatë shoqërimit nga policia për në banesë një nga djemtë e mitur preket dhe qan në makinën e policisë ndërsa thotë se do i "bërtasin të shtëpisë". Shikoni përgjatë emisionit momentet e plota nga kjo ndodhi nga përditshmëria e punës së policisë. 

Në orët e mbrëmjes një burrë kërkon ndihmën e policisë pasi bashkëshortja nuk e lejon të futet në banesë prej disa ditësh ndërsa mban derën e kyçur. Edhe për këtë ndodhi ju sjellim pamjet e plotë të reagimit të patrullës së policisë ndërsa efektivët përpiqen të bindin zonjën të hapi derën pasi burri i saj prej disa ditësh ka qëndruar në hotel. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 30/05/2020 17:36

    Me kete staf uniformash per te vjellur nje menyre komunikimi analfabetike edhe nuk dine protokollin e uniformave blu edhe policet nuk Kan kartevizite edhe orari zyrtar I policise eshte 24/7 o sajmir tahiri e lleshaj e kompani qe e degjeneruat me kete start denigrues. Policat Jan faza e pare ne kontakt me komunitetin edhe duhet te jen super super te kualifikuar bilbila nga goja edhe Jo te nderpriten nga nje bashkebisedim I rendomte nga njerez me probleme mendore. Cuditerisht ku eshte testi psikologjik mer per keta punonjes te ketij kombi Po e kaloj njeri qe nga strukturat e larta e deri ne ato policat ne emision por ta kalonin so do ishte bere my komb krenari e ballkanit me kete digaster por te pa afte edhe ju si I nxirrni keto emisione denigruese...

    Përgjigju
    • Beni: 30/05/2020 22:53

      Une kete shoh vetem kominikim perfekt nga policia. Se mendoja se do ishin keshtu mbase se e dine se jane ne regjistrim. Vajza police po duron nje zonje te semure prej disa minutash duke u perpjekur te hapi deren

  • Trashgimtaret e Tokave te zabtume..: 30/05/2020 17:23

    Ne vend te marin ndonje liber per te Lexuar ,..Prinderit mbase skane mundesi per tju afruar ndonje Liber te lexojne. Polici shembullore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin