Ngazëllimi i portaleve të Metës e Berishës për deklaratën e Yuri Kim, çdo thonë kur SHBA të kërkojë njohjen e rezultatit të 25 prillit?!

Ngazëllimi i portaleve të Metës e Berishës për deklaratën e Yuri Kim, çdo thonë kur SHBA të kërkojë njohjen e rezultatit të 25 prillit?!

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Reagimi në ekstazë e portaleve pranë opozitës mbi intervistën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ishte politikisht një gafë e madhe, por që nga aspekti psikologjik duket u zbulua gjithçka.

Ishte një boomerang i madh që realisht shfaq edhe shqetësimin primar të korpusit real drejtues të opozitës: Sali Berishës dhe Ilir Metës në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Që këto zgjedhje mund të jenë realisht një referendum, por për të izoluar politikisht kundërshtarët potencialë të reformës në drejtësi.

Po çfarë tha ambasadorja realisht që solli atë situatë të ndërlikuar mbrëmë në orët e vona?

Ambasadorja në fakt ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së SHBA që shqiptarët nuk duhet të votojnë për ata politikanë që kanë qenë kundërshtarë të erës së re të drejtësisë, kundërshtarë të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve politikë.

“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht”, tha zonja Yuri Kim në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi.

E në këtë aspekt është e qartë se cili është sentimenti që njerëzit kanë për atë që ambasadorja e quajti “pandëshkueshmëria”. Janë pikërisht ata politikanë që kanë ndikuar në vite për të ngritur një sistem drejtësie që të mos ndëshkojë zyrtarët, të mos ndëshkojë qeveritarët që kapen me abuzim në detyrë. Dhe kjo ka ndodhur me Ilir Metën me rasin e videos me Dritan priftin, kur Gjykata e Lartë e cilësoi false një video që e panë të gjithë, ka ndodhur me rastin e Gërdecit ku u vranë 26 qytetarë të pafajshëm dhe ministry i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk u gjykua pikërisht duke u mbrojtur pas imunitetit parlamentar.

Ka ndodhur, kur u liruan të gjithë të arrestuarit për katastrofën e Gërdecit, vetëm se ata kishin një thesar si provë; provat e marrëdhënjes me djalin e kryeministrit Sali Berisha, Shkelzenin, si partner në punishten e Gërdecit. Ka ndodhur edhe me Lulzim Bashën me hetimet për Rrugën e Kombit, kur u shmang nga hetimi dhe më pas procesi mbi abuzimet me ndërtimin e asaj rruge.

Ishte e qartë, e pastër dhe pas asnjë dyshim në deklaratën e ambasadores Kim, që ajo u kërkonte shqiptarëve që të mos ushqejnë dhe shkojnë prapa atyre politikanëve që kërkojnë të vijojnë me pandëshkueshmërinë. E këtu të parët janë natyrisht Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Nuk mundet SHBA, nuk e ka bërë kurrë që të mbajë anë në një fushatë elektorale, por mesazhi ishte i qartë për këdo që e kupton këtë. Në tvvitter-in sqarues, ambasadorja ishte më e prerë, ku ka kundërshtuar ashpër pikërisht keqpërdorimin e mesazhit të saj në media.

Përgënjeshtrimin ndaj mediave të opozitës, ambasadorja e tha qartë: “Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,”

Kush po blen vota në Shqipëri? Deri më sot është kapur një përfaqësues i LSI-së në Pukë, në flagrancë duke blerë vota. Kush po frikëson votuesit? Duke u thënë se do të bëhet name, do të ketë luftë, do të flijohem etj? Shumë e qartë.

Avokatia e panelistëve pro Ilir Metës për deklaratën e ambasadores Kim  dukshëm është e kotë, pasi të gjithë e kuptojnë se me kë e ka pasur diplomatja e SHBA.

Kush i është kudnërvënë asaj duke e cilësuar “mafia ndërkombëtare” dhe që “do e kapë për veshi”?

Megjithatë, nëse përkrahësit e opozitës e shikojnë deklaratën e ambasadores amerikane si inkurajim për të votuar kundër Edi Ramës është gjë e mirë, pasi në fund të fundit SHBA kërkon që shqiptarët të votojnë siç duan siç mendojnë dhe që qeverisja e ardhshme e vendit të zgjidhet me zgjedhje.

Po nëse ditën pas zgjedhjeve SHBA do të kërkojë nga forcat politike të njohin rezultatin, cili do të jetë reagimi i këtyre portaleve pro opozitës? Deri më sot, në gjithë këto vite, ambasadorja Yuri Kim është sulmuar sistematikisht nga këto portale, pikërisht sepse sipas tyre SHBA mbështet Edi Ramën apo është kundër Ilir Metës.

Në fakt SHBA nuk është pro Edi Ramës apo kundër Ilir Metës; SHBA është pro reformës në drejtësi, pasi e shikon si një vullnet i Shqiptarëve për të arritur standardet e një vendi të NATO-s, për të sjellë në këtë vend rrëzimin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Por është Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët sidomos që nga viti 2016 kur u miratua Reforma në Drejtësi janë kundër SHBA dhe që e përsërisin vazhdimisht.

Ngazëllimi i portaleve për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, ishte pikërisht pjesë e paranojës së tyre kundër SHBA, dhe kjo vihet re edhe në deklaratën e Artur Zhejit, i cili, thotë se nuk ka rëndësi ç’ka thënë ambasadorja, por rëndësi ka çfarë duam ne të perceptojmë nga deklarata e saj. E kjo është çështje për analizë psikiatrike e jo politike…/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Varvara: 14/04/2021 18:19

    Ështe me i miri, eshte gjigant,eshte si Guliveri me Liliputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete