Ngec Interi, sot Juventusi kampion nese fiton (VIDEO)

Interi ngec në barazim pa gola me Fiorentinën,zbret në vend të tretë dhe i jep mundësinë Juventusit që sot të shpallet kampion. Zikaltërit u përplasën në shtylla dhe tek portieri mik Terracciano që bëri pritje vendimtare dy herë ndaj Lukakut, Barrela-s dhe Sanchez. Lukaku dhe kiliani goditën edhe shtyllat. Nëse Juventusi fiton sot ndaj Udineses është kampion për herë të nëntë me radhë.

Roma u rikthye menjëherë në vend të pestë në renditje pasi bëri goleadë në transfertë ndaj Spal. 6-1 fituan verdhekuqtë me golat e Kalinic, Perez, Kolarov dy herë Bruno Peres dhe goli Zaniolos i shënuar pas një vrapimi prej 50 metrash.

Napoli u mund nga Parma 2-1 në një duel që e vendosën penalltitë. Të tre golat u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë  dhe emilianët sigurojnë matematikisht qëndrimin.

Liverpool fillimisht i dha një “shuplakë” Chelseat në Anfield Road duke e mundur 5-3 në javën e parafundit të Premier League dhe më pas ngriti trofeun e kampionit në një ceremoni spektakolare edhe pse jo në praninë e tifozëve. Festa e të kuqve ishte mëse e merituar këtë herë edhe me trofeun në duar/ Pëgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, takohet me Silva Cakën

Kryemadhi mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, takohet me Silva Cakën