Ngecin punimet për rehabilitimin
e Lanës dhe Unazës së Madhe

Ngecin punimet për rehabilitimin<br />e Lanës dhe Unazës së Madhe
TIRANE - Punimet që nisën rreth një javë më parë për rehabilitimin e Lumit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralele që do të bëjnë lidhjen me Unazën e Madhe, nuk po vijojnë më. Nuk dihet ende shkaku i ndalimit të përkohshëm të punës, por mësojmë se një ditë pas inspektimit të kreut të Bashkisë Lulzim Basha dhe deri më tani në këtë zonë nuk ka pasur punime.

Gërryerjet kanë mbetur në hapat e parë dhe aktualisht duket vetëm një makineri që shërben për pastrimin e Lumit, e cila është parkuar diku duke mos u vendosur në funksion. Gjithashtu nuk duket asnjë punëtor i firmës kontaktore. Ndoshta kjo situatë vjen për shkak të zgjedhjeve elektorale, gjë që nuk është normale apo të ndonjë mosmarrveshje mes firmës dhe institucioneve komptenente.

Projekti i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe, nga Kthesa e Saukut deri tek Bregu i Lumit, parashikohej të vihej në zbatim më herët. Shuma e vendosur në dispozicion për ndërtimin e këtij është rreth 1.9 miliardë lekë.

Ndërtimi i tij pritet të çlirojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet, por duket se zgjedhjet parlamentare dhe ethet e rezultateve kanë ndikuar edhe në punimet në rrugë, duke ngrirë një pjesë të tyre. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka gati edhe projektet për ndërtimin e pjesëve të tjera munguese të Unazës së Madhe, të cilat është premtuar se do të nisin së shpejti.
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.06.2013
 
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet