Ngërçi në Kushtetuese/ SHBA: Çështja të çohet në Komisionin e Venecias dhe të respektohet opinioni i tyre

Ngërçi në Kushtetuese/ SHBA: Çështja të çohet në Komisionin e Venecias dhe të respektohet opinioni i tyre

Ambasada Amerikane në Tiranë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sugjeruar që për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të merret opinioni i Komisionit të Venecias. Me anë të një reagimi Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se për këtë situatë ku gjendet Gjykatat Kushtetuese, duhet që jo vetëm të merret opinioni i Kushtetueses por edhe të respektohet. Në këtë gjykatë është krijuar një situatë e paprecedentë ku dy emra prokurorësh janë emëruar për të njëjtin post. Ndër të tjera në reagimin e Ambasadës thuhet se SHBA janë në mbështetje të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi dhe sipas tyre ngërçi ka ardhur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

"Reforma në Drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat."  thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ngërçi nisi pas dekretimit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese më 13 tetor të Marsida Xhaferllarit, nga ana e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit e bëri emërimin e anëtares së re në tejkalim të afatit 30 ditor që i jep atij Ligji për Gjykatën Kushtetues.  Më pas këtë vonesë Presidenca e justifikoi me një nen tjetër, po të kushtetutës, ku përcaktohet rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Por nga ana tjetër duke qenë se presidenti nuk veproi deri më 7 nëntor, kur i skadoi afati 30 ditor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) konsideroi se Kreu i Shtetit nuk ushtroi kompetencën e tij, e për pasojë, siç përcakton ligji, automatikisht, shpallet i emëruar kandidati i pari në listë, që ishte zonja Arta Vorpsi.

Kjo situatë ka sjellë një përplasje  mes Presidentit-Kreut të KED-së dhe Mazhorancës.  Meta  përdori një gjuhë të ashpër për drejtuesin e KED-së duke thënë se ai është kapur nga mazhoranca. Madje Presidenti bëri edhe një kallëzim penal ndaj kreut të KED Ardian Dvorani. Ndërsa mazhoranca ka theksuar se Meta po bën shkelje të rëndë kushtetuese. Ndërkohë rreth një javë më parë Ambasadori i Italisë në Tiranë,  Aberto Cutillo ashtu si ambasada Amerikane ka sugjeruar që të merret mendimi i Komisionit të Venecias për sa i përket  ngërçit të krijuar krijuar për ngritjen e ngërçit të Gjykatës Kushtetuese.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sami ameni: 21/11/2019 23:45

    I LUTEMI AMERIKES TE NA ARRESTOJE SA ME SHPEJT ILIR METEN,,SALI BERISHEN,,LUL BASHEN ME GJITHE BANDAT DHE KLANET E TYRE SEPSE E KANE VRARE DHE VJEDHUR SHQIPERINE,,,SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR KOHA NUK PRET,,,FIJET DUHEN TE PRITEN,,ESHTE EMERGENCY....

    Përgjigju
  • populli: 21/11/2019 10:50

    Venecia u pergjigj per ato qe u pyeten. Shkeljen me Dekret nuk e faktoi pasi tha nuk eshte shkelje e rende e kushtetutes, si pasoje nuk ka shkarkim. Komisioni i shkarkimit nuk ka arsye te ngrihet tha. Lidhur me 30 qershorin lexo raportin e OSBE ODIHR qe ta rrezoji te gjithe 30 qershorin dhe ca te thote se ajo eshte kompetente per zgjedhjet jo Venecia. Dijini mire gjerat para se te flisni. Ju ben me shume nder.

    Përgjigju
  • populli: 21/11/2019 10:41

    Venecia nuk hodhi asgje poshte. U pergjigj per ato qe u pyeten. Shkeljen me Dekret nuk e faktoi pasi tha nuk eshte shkelje e rende e kushtetutes, si pasoje nuk ka shkarkim. Komisioni i shkarkimit nuk ka arsye te ngrihet tha. Lidhur me 30 qershorin lexo raportin e OSBE ODIHR qe ta rrezoji te gjithe 30 qershorin dhe ca te thote se ajo eshte kompetente per zgjedhjet jo Venecia. Dijini mire gjerat para se te flisni. Ju ben me shume nder.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 21/11/2019 10:11

    Meta do marr fund.Dekretet e tij do hidhen ne koshin e plerahrave te Skraparit. -Venecia i hidho poshte 30 qershorin. Meta bashk me Saliun duan destabilitet te inkurajuara nga Rusia,Serbia,Greqia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh