Ngjarja e habitshme në Itali, gruaja udhëton 151 herë pa biletë, gjobitet dhe dënohet me 6 muaj burg

Ngjarja e habitshme në Itali, gruaja udhëton 151 herë pa biletë, gjobitet dhe dënohet me 6 muaj burg

Një grua italiane është dënuar me 6 muaj heqje liri dhe me një gjobë , pasi kishte ushëtuar plot 151 herë pa biletë në linjën Torino-Milano. Gruaja udhëtonte rregullisht nga Torino - Milano pa paguar. Përfundimisht, Trenitalia e denoncoi atë dhe bëri që gjykatësi ta dënonte me 6 muaj e 25 ditë heqje lirie. Por përveç dëmit, kompania hekurudhore  vuajtë edhe një fushatë përqeshje online pasi Monica Zucconelli, 50 vjeç, banuese në Torino kishte udhëtuar plot 151 herë pa biletë.

Por për shkak të kushteve të vështira ekonomike ajo kurrë nuk do të kompensojë dëmin e përcaktuar në 1,587 euro bileta udhëtimi të papaguara .Gjyqi, më shumë se çdo gjë synon të përdoret si precedent për të treguar se udhëtarët të cilët sistematikisht thyejnë rregullat  dhe nuk paguajnë mund të dënohen me burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'