Ngjarja e pazakontë/ Policët merren peng në Tiranë, u mbyllin derën e pallatit gjatë kontrollit

Ngjarja e pazakontë/ Policët merren peng në Tiranë, u mbyllin derën e pallatit gjatë kontrollit

Foto ilustruese

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ndodhi në Tiranë gjatë një shërbimi rutinë të forcave nga komisariati numër 2. Oficerët e policisë që pretendojnë se mbërritën për të kryer kontrolle pasi ishin njoftuar për ndërtim pa leje, u mbyllën me çelës nga roja e pallatit duke i penguar për të dalë jashtë për disa minuta.

Burimet treguan në anonimitet se ngjarja ndodhi në rrugën Zela, pranë tregut Çam. Forcat e policisë u njoftuan për të mbështetur një grup të IMT sqarohet eksluzivisht dhe patrulla mbështetëse përbëhej nga dy oficerët B. B, Z. M. mësohet nga burimet se sapo kanë mbërritur ata kanë marrë takim me punonjësit e IMT shtetasit O.M dhe O.C. “Aty u njoftuam se roja i pallatit nuk ua hapte derën me pretekstin se kërkonte edhe prani të policisë”, shprehet në rrëfimin e saj oficerja e patrullës që sipas kolegëve të saj të komisariatit numër 3, asaj dhe policit të dytë ju hoq liria për disa minuta.

“U afrova, mora kontakt me rojën e pallatit shtetasin I. D. Ai e hapi derën dhe ne vazhduam sipër”, thotë polici në kallëzim sipas burimeve. Polici B. B është ngjitur sipër së bashku me dy punonjësit e IMT, por në katin e fundit për të dalë në tarracë, kanë parë qe dera ishte e mbyllur dhe janë kthyer mbrapsht. Policja e dytë Z. M rezulton të ketë qëndruar në hyrje të pallatit. Por kur dy inspektorët dhe polici B. B kanë zbritur poshtë ata janë ndeshur me një surprizë të pakëndshme.

“Dera për të dalë ishte mbyllur, njoftova Zamirën që të na ndihmonte. Qëndruam të mbyllur gati pesë minuta derisa erdhi roja që na kishte mbyllur brenda akuzon polici. Policja përforcon pengmarrjen e veçantë që u krye nga roja.

“Kur pashë që kolegu ishte mbyllur brenda, njoftova komandantin e grupit që mbërritën së bashku me një grup policie. Mbërriti dhe pronari i pallatit që hapi derën dhe pastaj u vijua dhe u hap dera e tarracës ku u kryen kontrolle dhe nuk u konstatua asgjë”, raportojnë efektivët. Të nevrikosur patrullat i kanë shoqëruar të gjithë dhe sakaq kanë mbajtur shënim kallëzimin për heqje të paligjshme të lirisë. Por roja i pallatit i cili u pyet në komisariat thotë që ndonëse inspektorët e IMT e kishin bezdisur me kontrollet e pakuptimta, ai s’kishte asnjë hatërmbetje me policinë. “E tërhoqa derën dhe mbase është mbyllur, justifikohet roja që është mbështetur edhe nga shefi i tij.

“Isha duke ngrënë bukë dhe roja më njoftoi për vizitën e IMT . I thashë mos ta hapte derën e tarracës derisa të sillnin një autorizim nga shefat”. Sipas dëshmive të palës tjetër punonjësit e IMT kryenin shpesh inspektime të tilla pa argumentuar qëllimet e vizitës.

“U nevrikosa nga këto vizita, nuk kryhej asnjë punim, aq më tepër që kushtet atmosferike ishin të papërshtatshme për të punuar. Tërhoqa derën dhe mbase nga pakujdesia ime ata u mbyllën brenda. Nuk është qëllimi im tu hiqja lirinë. Ndërkohë dua të theksoj se në pallat nuk po kryhej asnjë ndërtim pa leje”, mbyll rrëfimin i denoncuari për heqje të paligjshme të lirisë./ Gazeta'SI'

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 16/02/2021 16:31

    Hahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit