Ngjarja e rëndë në Greqi, grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj, bashkëshorti: Iu lutëm të mos na lëndonin, i treguam dhe ku ishin paratë (VIDEO)

GREQI- Ngjarja shokuese që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur, ka tronditur vendin fqinj.

Tre grabitësit “profesionist” nuk u gjendën rastësisht te shpija e çiftit grek. Përpara se ata të hynin për të grabitur, ata kishin menduar gjithçka për të mos u vunë re! Sipas hetimeve rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.

Charalambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i vajzës së re 20 vjeçare e cila humbi jetën në mënyrën me makabre në duart e grabitësve, teksa po dilte nga shtëpia, disa orë pas ngjarjes tragjike foli për mikrofonat e mediave.

Me lot në sy dhe me zë që i dridhej, rrëfeu se ata iu lutën grabitësve mos t’i lëndonin dhe i treguan se ku ishin parat por ata nuk i dëgjuan...Ai uroi që një gjë kaq e rëndë mos t’i ndodhi askujt.

“Ajo që ndjej unë nuk përshkruhet me fjalë. Uroj mos t’i ndodhi askujt kjo që më ndodhi mua. Uroj mos t’i ndodhi askujt tjetër kjo që më ndodhi mua. Policia po bën një punë shumë të mirë, do t’i gjejnë ata. Kjo që përjetova unë dhe familja ime, s’duhet t’i ndodhi më askujt. Ne iu lutëm të mos na preknin, i treguam se ku ishin lekët”.

Veprimet e grabitjes-torturës-vrasjes të kriminelëve janë si të dala nga një skenë filmi “horror”.

Pasi ishin siguruar se kamerat dhe alarmi nuk funksionin më, ata kanë hyrë si fillim në oborrin e shtëpisë së çifti, ku për të minimizuar zhurmat, mbytën dhe varën qenin i cili ndodhej aty.

Më pas ata kanë hyrë nga dritarja e katit të parë në shtëpisë e çifti, nga ku menjherë  i janë drejtuar dhomës së gjumit, ku edhe kanë gjetur burrin e familjes 34-vjeçarin Charalambos Anagnostopoulos, të cilin pasi e kërcënuan e lidhën dhe mbërthyen në një karrige në mënyrë që të mos lëvizte.

Tragjizmi i historisë, vazhdon...grabitësit u ngjitën në katin e sipërm të shtëpisë, ku ndodhej nëna e re 20-vjeçare dhe foshnja e saj 11-muajshe.

Ajo çka ndodhi në atë dhomë është më shokuesja! Kriminelet, torturuan dhe me një jastëk i cili ndodhej pranë trupit të vajzës së re e mbytën.. i morën frymën pranë foshnjës që nuk ndalte të qarat.

Pasi morën 15 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë të madhe monetare, ata u larguan.

Ishte burri ai që orët e para të mëngjesit të djeshëm arriti të njoftonte policinë, pasi gjeti të shtrirë pa frymë trupin e gruas së jetës së tij, dhe pranë saj foshnjën e tyre të vogël.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Çifti grek 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Grabitësit i ‘vodhën’ nenën, fotoja prekëse e policit që mban në krah ngrohtësisht foshnjën pas krimit prek zemrat e të gjithëve

Fotoja prekëse e policit që mban në krahët e tij foshnjën pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Greqi po prek zemrat e të gjithëve.

Grabitësit i “vodhën” jetën nënës së re 20-vjeçare pranë foshnjës së saj, i “vodhën” gruan 34-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos, dhe nënën bebes së vogël që përjetoi momente tmerri.

Një foto sa një mijë fjalë...foshnja tashmë e sigurt në krahët e policit që e përqafon ngrohtësisht.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen