‘Ngjarje makabre dhe e llahtarshme’, sociologu Tushi: Dy mëkatarët e abuzimit të fëmijëve janë prindërit dhe shkolla! Adoleshentët janë të painformuar rreth seksualitetit

‘Një ngjarje makabre dhe të llahtarshme’ e ka cilësuar sociologu Gëzim Tushi abuzimin seksual ndaj të miturës 15-vjeçare më Rrëshën, nga 5 meshkuj. Në një intervistë për Report Tv, sociologu Tushi thotë se situata është shumë serioze dhe se ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha dhe sipas tij duhet të gjendet ‘ilaçet’ e duhura për t'a kuruar.

‘Ngjarja që ndodhi në Lezhë ishte në vrazhdën e ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur edhe më parë, ngjarja është makabre, do të thotë se është një abuzim i llahtarshëm, 5 meshkuj të rritur, gjahtarë të seksit, kriminelë seksualë, kanë arritur të bëjnë një gjë paimagjinueshme, ka pësuar një tragjedi të paimagjinueshme nga këta njerëz. Fenomeni i abuzimit seksual me fëmijët është një fenomen që ka marrë përmasa të mëdha. Është  përhapur ky infeksion social i tmerrshëm. Këta kriminelë, këta maniake të seksit fillojnë nga të gjitha moshat. Pra duhet të jemi të vërtetë kemi në situatë shumë serioze. Në vend të bëjmë diagnoza të sakta për të gjetur ilaçet e duhura, merremi vetëm me anën e shtetit, kjo është njëra anë e problemit.’- tha Tushi.

Tushi thekson se fëmijët tanë nuk kanë njohuri dhe nuk janë të përgatitur kulturalisht sa i përket seksualitetit dhe ndryshimeve që ndodh në trupin e tyre në pubertet. ‘Dy mëkatarët’ sipas Tushit që çojnë fëmijët të bien pre e abuzimeve seksuale tek fëmijët sidomos në paraadoleshencë janë prindërit dhe shkolla.

Sipas Tushi familja shqiptare vazhdon që të jetë me skrupujt e vjetër, për sa i përket kulturës seksuale dhe ky është një gabim fatal. Tushi shtoi se nuk duhet ndonjë njohuri e madhe për edukatën seksuale duke nënvizuar se është diçka intuitive dheu bëri thirrje prindërve që të flasin hapur me fëmijët e tyre rreth seksualitetit. Shkolla sakaq, shtoi Tushi, duhet t’i japin një rëndësi shumë më të madhe edukatës seksuale.

‘Nëse duam të mbrojmë fëmijët tanë nga abuzimi seksual, duhet t’i edukojmë për edukatën seksuale, fëmijët tanë janë të papërgatitur kulturalisht. Nuk dinë se çfarë ndodh me trupin e tyre, për shkak të një lloj hipokrizie që ne kemi për seksualitetin. Kjo ka bërë që fëmijët t’i përjetojnë emocione seksuale në mënyrë intuitive. Pra puberteti ka filluar të ulet dhe pjekuria mendore është në moshë më të lartë. Faktorët që duhet të ndihmojnë janë familja dhe shkolla. Familja shqiptare vazhdon të jetë me skrupujt e vjetër për sa i përket kulturës seksuale.  Ky është një gabim fatal, mëkatarët e parë kur fëmijët bien pre e pedofilisë janë prindërit.

Krimet seksuale po ndodhin dhe me familje të zonave të varfra dhe metropolitane. Nuk kërkohet ndonjë formim i madh për seksualitetin nëna dhe babai, disa elementë janë intiutivë, nuk do ndonjë teori të madhe. Ne kemi gabimin që nuk flasin me fëmijët dhe nuk janë në gjendje të kuptojë se ç’është ngacmimi seksual. Pse nuk ja thotë prindi këtë gjë, që ta këshillojë mos i jep numrin e telefonit, mos i jep adresën. Mëkatarët nëse duam t’i vëmë fre ta zhdukim këtë fenomen, prindërit duhet të shohin nga vetja të flasin me fëmijët, të flasin për seksin. Komunikimi sa më i hershëm më fëmijët për seksin është i domosdoshëm.

E dyta është shkolla, ministria e Arsimit t’i japë një rëndësi shumë të madhe. Ne kemi një lloj skrupulli moral që lëndën për seksualitetit e zhvillojnë jo me përgatitje. Kultura seksuale e fëmijëve tanë, sidomos para adoleshentët është në nivele shumë të ulëta. Në një moment ata nuk kanë mundësi të mbrohen. Shoqëria shqiptare ka nevojë të shohë instrumentët e parandalimit, diagnoza sa më të holla sociale, kriminelët seksualë janë shumë inteligjent në raport me dedektorët e fëmijëve për t’i dalluar.’- tha Tushi.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota