TRAGJIKE në Zvicër, e moshuara vret me thikë 7-vjecarin nga Kosova! Nëna: Më mori lulen më të bukur (FOTOT)

Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Basel të Zvicrës, ku një grua e moshuar 75-vjeçare ka vrarë me thikë një vogëlush 7-vjeçar nga Lipjani i Kosovës, afër shkollës së tij. Rastri tragjik ka ngjallur revoltë shoqërore ku pati marshime protestuese për aktin e rëndë të të moshuarës, në vendin ku u vra fëmija.

Vendi ku u vra vogelushi

Djali humbi jetën dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Baselit, ku gruaja, që tashmë është vetëdorëzuar në polici, e theri me thikë të voglin.

7-vjeçari Mërgim. L nga komuna e Lipjanit po kthehej nga shkolla kur u ther në mes të rrugës nga e moshuara e cila e pranoi krimin para organeve të rendit. Djali jetonte prej vitesh në Basel me familjen e tij, ndërsa mbeten ende të mistershme shkaqet e këtij krimi makabër.

Nëna e Mërgimit: Ajo grua më shkatërroi jetën, më mori lulen më të bukur

Nëna e vogëlushit, është e shkatërruar. Ajo ende nuk e beson atë që ka ndodhur. Thotë se nuk i di motivet e vrasjes së djalit të tij që për herë të parë po kthehej i vetëm nga shkolla për në shtëpi. Nuk e njeh vrasësen e birit të saj, por di të e sigurt se tashmë jeta e saj është shkatërruar.

 “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë. Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë", thotë Fatma, nëna e Mërgimit teksa nuk i ndal dot lotët. Kujton edhe momentin e fundit me djalin teksa i shkoi në krevat herët në mëngjes: "Ishte aq i lumtur", thotë ajo.

Nena me djalin

Haradinaj: Dhimbje e madhe, lutjet e mia janë me familjen e Mërgimit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit, i cili u vra dje në Basel të Zvicrës.

 “Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Dëshmitarët: Ishte i mbytur në gjak. Edhe fëmijët tanw të frikësuar

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësues që kaloi me biçikletë. Dëshmitarë të tjerë okularë thanë se fëmija e kishte fytin e prerë dhe pranë tij kishte shumë gjak. I vogli ndërroi jetë në Spitalin e Fëmijëve përkundër ndërhyrjes së mjekëve që kryen operacion emergjent. Prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur një lidhje midis viktimës dhe gruas së moshuar e cila pas krimit u pa të largohej me vrap, ndërsa tashmë, e vetëdorëzuar pranë autoriteteve, ajo po merret në pyetje

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës teksa i vogli kishte dalë nga shkolla dhe po ecte i vetëm në trotuar për të shkuar në shtëpi. Personat që panë aktin makabër ishin të shumtë. Kanë mbetur të shokuar, saqë mediat e huaja përshkruajnë njerëz që vënë duart mbi kokë dhe tmerrohen.

Një nënë thotë se edhe fëmijët e saj ndihen të frikësuar se mos e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ta. Ndërsa të tjerë prindër ditën e sotme i kanë shoqëruar fëmijët e tyre për në shkollë, edhe pse zakonisht ata shkonin vetëm.

 “Mund të na kishte ndodhur secilit prej nesh”, tha një tjetër.

Tre djem të shkollës ku 7-vjeçari kishte vijuar mësimin, kanë thënë se e morën lajmin nga prindërit e tyre.

“Kur na njoftuam, ne ishim duke luajtur basketboll, nuk mund ta besonim se çka ka ndodhur”, kanë thënë ata.

Para këtij akti, disa banorë rrëfyen se kishin dëgjuar britma të një fëmije, por nuk e kishin menduar se është në rrezik.

“Shpesh këtu fëmijët dëgjohen duke luajtur dhe dëgjojmë zërat e tyre të lartë, pasi këtu është shkolla. Nuk e kemi menduar se është fjala për ndonjë rrezik”, thotë një banore.

Mediat zvicerane kanë publikuar edhe fotografinë e djaloshit 7 vjçar, i cili do të varroset në Kosovë.

Mergimi

Homazhe ne vendin ku u vra 7-vjecari

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 23/03/2019 13:36

    7 vjec te kthehet vetem nga shkolla?askujt sja pret mendja te keqijen sidoqofte.ngushellime familjareve.krim makaber.zogu i vogel cfaj kishte.

    Përgjigju
  • Julian: 22/03/2019 20:30

    Shumë tragjike, ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për Mërgimin e vogël. Politika e mbrapsht na ktheu në arixhinj të kohëve moderne, mire Kosova se ka qenë e pushtuar po këta tanët si është e mundur që edhe mbas 30 vjetësh dhe eksodi është vetëm duke u rritur!!?? Deri kur kështu, si mundet ta pranojmë që ta kërkojmë lumturinë atije ku gjithmonë do jesh i paragjykuar dhe larg njerëzve të dashur?! Mërgim ti për mua je viktima e radhës e këtyre politikave tanë të fëlliqur dhe jo e asaj plake truçkulur, ajo është pasoja por jo shkaku. Tu preftë shpirti në paqe shqiptari ynë I vogël

    Përgjigju
    • Mutant: 22/03/2019 23:36

      Ato 30 vite jane si 50 gjate epokes se lavdishme marksiste leniniste ku preshi ishte menyja kryesore ne drekat shqiptare.Asgje ska ndryshuar vetem emrat dhe turinjte me te peshtire akoma se me pare.Nese dikur shikonin endra me emigrim rinia e atehershme per jete me te mire tani edhe pleqte duan te ikin me vrap se e kan kuptuar qe cdo dite ne shqiperi eshte si ferri i dante aligerit.Si gjithmone krimet raciste maskohen me epitetin i semure psiqik si ne rastin e kesaj pisllikut inçestual zvicerian qe i prishte pune femija shqiptar.Sy per sy e dhemb per dhemb esht e vetmja gjuhe qe kuptojne ato qe si duan shqiptaret.Pra do ishte interesante te pritej ne fyt nje zvicerian ne shqiperi dhe kosove nga nje i semure psiqik kuptohet.Jam mese i sigurte qe do e kuptonin direkt zvicerianet qe shqiptaret duhen respektuar shume ndryshe.....

  • Kuptimi: 22/03/2019 13:42

    Zvicerianeve ose bastardave me adn ne drejtim tpaditur ju duhet nje bace tjeter si ai kosovari qe vrau nmes te policise shefin qe i kish perdhunuar femijen ngaqe nuk e kuptonte dot qe ne zvicer esht mese normale ti perdhunosh femijet sidomos te te huajve .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 22/03/2019 12:58

    Qofte i lehte dheu per Mergimin e vogel Zoti u dhente kurajo prinderve qe ta perballojne farkeqesine qe i ka pllakosur

    Përgjigju
  • moni: 22/03/2019 12:20

    Ngjarje tragjike per familjen. Ndersa ti qe e perktheve nuk ta vrau syrin kjo "Spitalin e Fëmijëve të Universitetit"? Nuk eshte me teper Spitalin Universitar i Femijeve? Sic eshte dhe ne Shqiperi Qendra Spitalore Universitare. Pra eshte Qendra/Spitali Universitar dhe jo femijet se ska sens.

    Përgjigju
  • pato: 22/03/2019 12:08

    Hapni syte o qorra njerez ne shqiperi dhe mendohuni mire para se te lini vendin se na merzisni bythen duke u qare per vendin tuaj. E ka vrare sepse eshte raciste dhe njerez me semundje mendore te theksuar. E mbajne veten per njerez te larte keta Zvicerianet dhe shikojne me percmim kombesite e tjera por gervishu nje cik te jashtmen e shikon qe jane njerez qe po i mbyt izolimi dhe depresioni. Jane njerez si ne,ka te mire dhe keqe. Ngushllime familjes e tmerrshme.

    Përgjigju
    • Dritan: 23/03/2019 10:09

      Ngushellimet me te perzemerta per Familjen. Zoti degjofte lutjet tuaja. Drite i paste Shpirti djalit te vogel, trimit te madh. Ai eshte vellai i te gjithe neve. Engjell, engjell. Perendia bekofte Familjen Tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci