Vrasjet e aksidentet në vend/ Veliu e Vocaj mbi 3 orë analizë me zëvendës drejtorët e policisë, në fokus krimet e pazbardhura, kanabisi e personat që lëvizin me armë pa leje

Pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend ditët e fundit, Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka mbledhur sot zv/drejtorët e qarqeve ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.

Mbledhja është fokusuar në analizën e direktivave të dhëna më herët, ndërsa Zv/drejtorët po raportojnë për rezultatet. 

Takimi zgjati rreth 3 orë, ndërsa analiza u përqëndrua më së shumti në rezultatet e arritura, për porositë e dhëna më parë për lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal, informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizin me armë pa leje, situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet, hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje. 

Mbledhja vjen pak kohë pasi Ardi Veliu mblodhi drejtuesit e qarqeve, dhe pritet që vartësit e tij të analizojnë çfarë kanë përmbushur nga porositë e dhëna. Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin. 

Bie në sy fakti se mbledhja u zhvillua jo me drejtorët e qarqeve, por me zëvendëset e tyre, një mesazh i qartë, pas paralajmërimit të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shpreh 2 ditë më parë se do të ketë ndryshime në postet e larta drejtuese të Policisë së Shtetit. Një paralajmërim i tillë u bë edhe një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse nuk ka ende zyrtarisht emra konkret drejtuesish që mund të lëvizin, gazetari i "Report TV", Sokol Dema, bën me dije se disa prej emrave që përfliten, janë Vlora dhe Shkodra që do të kenë lëvizje në nivel drejtorësh qarqesh, megjithatë pritet ende një vendim nga Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë