Ngjela: Berisha s'mund të jetë në Kuvend në shtator, ligji i dekriminalizimit e pengon! KQZ s'i jep mandatin! Saliu po e çon PD-në drejt anti-amerikanizmit

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mund të jetë në Parlament në shtator sepse nuk e lë ligji i dekriminalizimit. Deklaratën e ka bërë një njohës shumë i mirë i ligjit siç është avokati i njohur Spartak Ngjela. Në studion e Repolitix në Report Tv Ngjela tha se neni 2 i ligjit e thotë shumë qartë këtë.

Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël.

"Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament", tha Ngjela.

Ngjela tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i japë mandatin. 

Neni që e pengon Berishën të jetë në Kuvend në shtator

Pasditen e 19 majit, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se  SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi  është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Një ditë më vonë Berisha paditi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje. Ai është shprehur se do të jetë në Kuvend në shtator, ndërkohë që në Kuvendin Kombëtar të PD u duartrokit nga demokratët, si një mbështetja që ata i dhanë në këtë 'luftë' që Lideri historik i ka hapur demokratëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Avokat Ngjela i ashpër: Mendjelehtësia e Saliut po e çon PD-në drejt anti amerikanizmit

1626982953_spartak.jpg

Duke folur për Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha sonte në Repolitix se mendjelehtësia e Saliut po e çon PD-në drejt anti amerikanizmit. Sipas tij është prioritare për PD që të bëjë hapa drejt Uashingtonit.

'Ajo është parti e Saliut, po ti biesh Saliut do ikësh në atë parti. Disa që vetëm ngritjen pikëpyetje ikën. Se si do të vejë ngjarja e tyre në momentet kur do të fillojë goditja nuk e di. Goditja do të fillojë për pronat zotëri dhe nuk mund të të mbrojë dot askush. 2 ekspertë më kanë thënë që po të mos ishte korrupsioni që nga viti 2000 deri në vitin 2013 Shqipëria do të ishte Zvicër.  PD nga mendjelehtësia e Saliut po krijon një involvim si parti antiamerikane. Kjo e dëmton një parti të djathtë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Po godite Amerikën kur je parti e djathtë shkon drejt fashizmit. PD masive anti amerikane nuk mund të ketë", tha avokat Spartak Ngjela.

Sipas tij Basha nuk mund të ndahet nga Berisha, është vasal.

"Ai nuk është bërë kryetar partie me meriton e tij por është katapultuar aty", tha Ngjela.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vertet lezet: 22/07/2021 23:59

    Ky emision brilant do te kishte vertet vlere absolute nese do te kishit ne studio edhe frokun e çupit! Obobobobo do na kishit lene vertet pa dreke neser.... Sa tragjikomike jeni kthyher o mediakazani me keta palaço qe i servirni militanteve tuaj ne televizor. Perpiquni tju a risni pak pjacen se ne cdo rrethane prape do tju votojne delet.

    Përgjigju
  • drini: 22/07/2021 21:21

    Dy terma esencial ne kete ligj jane debuar dhe denuar nga nje autoritet gjyqesor i ketyre vendeve. Duket sikur ligjerisht nuk mjafton. Moralisht ai duhet te kishte ikur qe pas shkaterrimit te zgjedhjeve te vitit 1996.

    Përgjigju
  • Demokrati i vertet: 22/07/2021 21:21

    Je shume gabim, avokat! Saliu nuk eshte fare mendjelehte. Ai thjesht po zbaton filozofine e tij te perhershme: kurdohere qe i rrezikohet pushteti personal, Saliu perdor cdo mjet te mundshem per te shpetuar veten. Ne 1996-en sakrifikoi kursimet e popullit. Ne 1997-en sakrifikoi mijera jete njerezish ne perpjekje per te ruajtur pushtetin. Ne 21 Janar sakrifikoi 4 protestues. Saliu nuk eshte mendjelehte, por koherent ne zbatimin e strategjise se tij jashtezakonisht te eger per pushtet personal. Sakrifikimi i drejtimit politik te PD-se per te nuk perben asnje problem moral. Tashme ai gjendet ne rrethana lufte, dhe PD-ja eshte njera prej armeve. Ndersa mendjelehte jane ata analiste mediatik, dhe ata politikane, qe sakrifikojn integritetin e tyre per te mbrojtur Saliun qe mendon se do fitoj kunder aleances shqiptaro-amerikane.

    Përgjigju
  • Bert: 22/07/2021 20:15

    Si ngele tan jeten palaco mor spartak njala po ti kelluf kelysh i bllokut qe Ben edhe si djathe de shef veten sa negativ je askush nuk te eshte afru per 30 vjet de je i pa skrupullt i pa bes i pa burr e ke shum mor palaco de asnji titull Tjeter nuk Meriton

    Përgjigju
    • Meni: 22/07/2021 22:31

      Sa fort të paska djek deklarata e z.Ngjela. Ky burri ka tituj, Mandel dhe avokat i nderuar, ndësa z.Berisha është një polikan që pak burra mund ta vlerësojnë. Por ti çfar je dhe kush je që mer përsipër të fyesh figura të ndritura të kombit tonë. Palaço.

  • Pa sens: 22/07/2021 19:51

    Kjo nuk është e vërtetë. Nuk mjafton të shpallesh non grata nga një shtet që të mos futesh në parlament. Imagjino të të shpallë non grata Greqia apo Serbia e të pengojnë parlamentarizmin shqiptar. Ligji nuk njeh raste të veçanta por të përgjithshme. E vetmja mundësi që Berisha të mos futet në parlament është që SPAK të të kërkojë masën e arrestit për Berishën me shpjegimin që është e nevojshme si masë për të mos rezikuar pengimin e hetimeve për famijen Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit