Ngjela paralajmëron telashe të reja për kreun e shtetit: Meta do shkojë para drejtësisë për videon e korrupsionit

TIRANË- Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi telashe të reja për presidentin Ilir Meta. Ngjela tha në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga se Meta do rigjykohet sërish për gjyqin e përgjimeve me Dritan Prifti, rregull të cilin e parashikon reforma e re në drejtësi. Ai deklaroi se kjo reformë do çojë para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë pasur probleme me ligjin.

"Meta ka qenë i akuzuar ka bërë gjyq për korrupsion. E ka fituar por ligji i ri nuk e pranon. Të gjithë politikanët do rigjykohen sërish. Meta do rigjykohet për videon Meta-Prifti. Ajo drejtohet nga të huaj. Të gjithë do shkojnë sërish para ligjit. Kur shkel ligjin duhet të matesh mirë. Ai ka qenë në gjyq në momentet kur nuk ka funksionuar ligji", tha Ngjela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Ngjela këshillon Berishën: Duhet një lidership intelektual në PD, nuk është kjo opozita

Avokati Spartak Ngjela tha në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pasi opozita duhet të sjellë një opsion. Ai tha Basha nuk sjell më opsion dhe flet si politikan i viteve '70.

"Berisha e ka në dorë dhe po të dojë dhe e ndërron nga lidership aintelektualist në një lidership inteliktualist. E ke dëgjuar Bashën si flet. Në vitet 70 thuheshin këto budallëqe se politikanët nuk kishin ide për shtetin. Merreshin me këto që të afektonin popullin. Nuk është kjo opozita. Ajo duhet të japë disa premtime. Berisha nuk rri asnjëherë pa menduar, mendon", tha Ngjela.

Ora 22:27
Ngjela zbulon bisedën: Rama më ka thënë se 3-4 ministra do të preken nga drejtësia e re

Avokati Spartak Ngjela zbuloi në studion e Repolitix, një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij ky i fundit i ka rrëfyer se nga reforma në drejtësi preken tre-katër ministra të tij.

"Duhet të keni parasysh një gjë se ccdo gjë nis nga parlamenti. Nëse funksionon ai funksionojnë të gjithë institucionet. Ik bëj betejë legale. Minimuni tre katër ministra shkojnë në betejë. Rama më ka thënë vetë se mua më kap tre ose katër ministra reforma në drejtësi. Gjyqet do jenë publikë. Do të thotë se kjo shishe ujë kushton kaq. Dalin gjyqtarët që thonin pasurinë e kam nga gjyshja. Gjyshja ishte në kasolle. I kupton ccfarë budalliqesh po flasin. Spikerja e zërit të Amerikës i tha Metës a nuk vjen zor që jeton në luks kur populli është i varfër", tha Ngjela.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 19/07/2019 23:34

    Nuk ka shkuar ne se.... Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë