Ngjela: Meta shkarkohet! Shqiptarët sytë nga SHBA për 'peshqit' e mëdhenj, ja kur fillon SPAK-u

Ngjela: Meta shkarkohet! Shqiptarët sytë nga SHBA për 'peshqit' e mëdhenj, ja kur fillon SPAK-u

Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët:

Pse ka rrënë vullneti i Bashës për revolta kryengritëse?

A do të shkarkohet Ilir Meta?

Do të fillojë punën SPAK-u deri gjatë nëntorit?

Do të goditet ashpër korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri?

Përgjigjet e tyre mbajnë të shprehur brenda vetes historinë aktuale të Shqipërisë dhe të vetë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l. Të gjitha këto pyetje përbëjnë në vetvete kohën tonë. Këto gjithashtu përbëjnë nevojën e historisë së Shqipërisë dhe janë domosdoshmëri për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Historia i ka vendosur shqiptarët në këtë zonë prej mijëra vjetësh, dhe tani dihet mirë historia e gjatë e sukseseve të shqiptarëve në drejtimin e perandorive që kanë ardhur t'i pushtojnë.

Tani, shqiptarët nuk kanë përpara as Perandorinë Romake, as Perandorinë e Bizantine, nuk kanë madje përballë as Perandorinë Osmane. Ata kanë përpara, jo si pushtues por si aleat dhe partner, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njeh politika amerikane historinë e shqiptarëve?

Sigurisht që e njeh. Dhe e njeh mirë historinë e madhe të botës ilirike, botës arbërore dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në funksione të kësaj historie, askush nuk duhet të harrojë fluksin ilirik të perandorëve romakë, as Perandorët arbërore të Bizantit me Justinianin e madh në krye, me Komnenët etj. Mos flasim pastaj për vërzirët e mëdhenj të Perandorisë Osmane. Kudo shkëlqim. Por tani ka ardhur koha reale e shkëlqimit të vetë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Il. Kjo që shprehëm është historia që ka qenë, por cila do të jetë historia e re në shkëlqim e Shqipërisë dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Kjo histori do të nisë me përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, dhe me aleancën e thellë shqipraro-amerikane për Ballkanin Perëndimor. Kjo aleancë është interes shqiptar si reformim i Arbërisë, dhe interes amerikan në këtë zonë, kundrejt një populli i cili është 97 përqind proametikan. Është historia e shqiptarëve që kërkon të përsëritet.

Shqiptarët tani e kaluan mbijetesën e detyrueshme shekullore nga agresiviteti genocidial i osmanëve, rusëve, serbëve dhe grekëve, dhe po shkojnë drejt aktit sublim të reformimit të tyre arbërore. Ky në fakt është edhe thelbi i aleancës shqiptaro- amerikane, e cila e ka dhënë shenjën e vet reale me pavarësinë e Kosovës.

lll. Të gjithë këtë mendim imediat të historisë së pritshme të Shqipërisë e sqarojnë pyetjet që kemi ngritur në këtë shkrim. Pse ka rrënë vullneti i Bashës për revolta kryengritëse?

Ka rënë sepse ka marrë kërcënim nga politika amerikane për lobimin rus në Uashington.

A do të shkarkohet Ilir Meta? Sigurisht që po. Është forcë antikombëtare dhe kundër aleancës shqiptaro-amerikane në Ballkanin Perëndimor. Meta shkeli kushtetutën në favor të politikës ruso-serbe për destabilizimin e Shqipërisë.

Po pse heziton Rama për shkarkimin e Metës në këto momente? Sepse, siç duket, nuk i intereson që të fillojë goditja antikorrupsion e niveleve të larta politike. Po politika amerikane? Po të jetë se Rama vërtet po heziton për ngritjen e SPAK-ut, politika amerikane duhet t'i bëjë presion njëlloj si edhe Bashës. A nuk e rëndon dhe vetë Ramën çështja penale e lobimit Obama në Uashington?

Do të fillojë punën SPAK-u deri gjatë nëntorit të këtij viti?

Po. Sigurisht që duhet të fillojë. Por, politika amerikane duhet të jetë më operative në emërimin e personelit të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shqipëria sot ka nevojë për forcën amerikane kundër KLP-së të Gent Ibrahimi, dhe dredhive antikombëtare të Edi Ramës. Politika është forcë, dhe më mirë nga të gjithë këtë e dinë amerikanët.

Do të goditet ashpër korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri?

Nuk ka diskutim. Kundër tij, ekspertiza ndërkombëtare që po drejton Reformën në Drejtësi, i ka mbledhur thuajse të gjitha dokumentat që i duhen për proceset e hetimeve që do të vijnë. Por duhet të formohet SPAK-u sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në funksion të kësaj, për faktin që goditja penale në nivelet e larta të politikës është sot emergjencë kombëtare, duhet liberalizuar Kushtetuta aktuale dhe ligjet përkatëse për mbushjen e SPAK-ut edhe me juristë jashtë sistemit aktual juridik shqiptar.

Janë qindra juristë shqiptarë sot nëpër vendet perëndimire me shkollë europiane dhe amerikane. Individët e shkëlqyer të tyre duhet të emërohen në struktura e SPAK-ut, sepse drejtësia shqiptare është në emergjencë. Prandaj duhet përshtatur legjislacioni, sepse tani opozita aktuale në Parlament, është me Reformën në Drejtësi.

Si përfundim. Shqiptarët po presin dhe sytë i kanë nga Uashingtoni. Ndërhyrja e menjëhershme amerikane kundër politikës së vjetër franceze, që u bë flakë për flakë në datën 18 tetor, i qetësoi shqiptarët. Koha është e shqiptarëve, kurse lidërshipët që po i drejtojnë shqiptarët janë kundër interesit shqiptar, se janë të korruptuar. Kjo është arësyeja që duhen likuiduar. Me çfarë? Me reformën në drejtësi dhe forcën e politikës së aleatëve në Uashington dhe në Berlin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 26/10/2019 00:34

    NGJELA DUHEJ TE ISHTE PRESIDENT,,NJE NJERI I NDERSHEM DHE ME KULTURE TE LARTE JURIDIKE,,,JO KY QELBESIRA I SKRAPARIT,,,..///

    Përgjigju
  • edi: 20/10/2019 19:06

    Let te behet deti Kos ,por qe te denohen keto surrugate te korruptuar aq sa te behesh Pasanik kur filloi gjoja ajo Bajge Democracy ,le te mendosh Ne paskemi pasur Armiq mbi Armiq . kur na thonin Armiku jashtem ,or i brendeshem .Te dy keto armiq ishin dhe jane keto kopile qe u rriten dhe mesuan e trajtuar ne ish Komunizmin Barbar .Thone se fillon nga Meta e me rralle .Oh si nuk gjetem ne cfare do lloj Qeverie njerez me Dinjitet dhe Pasterti Humane, Real Human Por erdhen ca halabake brekegrisur dhe me gishtin jashte Corapeve ,Dhe na u duken si engjej ,Ngritja e dy gishtave qe sollen ,na bente te ndiheshim krenare dhe thame se lindem perseri ,packa qe lekura na isht vijosur dhe gjithcka kishim humbur nder Dekada , Por shpresat u shuan dhe dje dhe sot kemi hequr aq sa po terhiqemi zvarre ne Truallin Amtar te Qeverisur nga fillimi me Bastardet Komuniste qe kishin emeruar vehten si Djall me Slogan per Democracy. Dhe shume shpejt e treguan vehten duke mos harruar ate gjak Komunizmi , Me kllonimin e tyre si gjoja Parti Komuniste L.S.I-se me Djallin e quajtur Parti per Demokraci. Vetem nje here mbahet mend ne histori .Nje Human PRIN VIDI ,I cili u tradhetua nga Zogisti i Burgajetit mbreti qe mashtroi e perdhunoi Popullin me martese nje gru te botes nga jashte , gjoja slinte zakoni ,Dhe perlau tere Floririn nga Shqipetaret , Por nipi i tije u kurorezua me Pasurine e vjedhur e ndertuar nga gjyshi Zog dhene nga Plaku Super/Dobic Berisha nga Tropoja pak me lar se Burgajeti ,dhe sot kemi keto krahinore qe na kane nderuar si Bushtra e Kombit Monika ,bashke me Patriotin Lulushi nga Dibra qe e kane nderuar Kombin e Popullin per 30 Vite Mbas Zogut erdhi Diktatori Enver Tere floriri qe mblodhi per vite u depozitua ne Krrabe , por kishim Kollovarin e forte si Vojo Kushi e shume trima ai perdor ,qe mendoj se thote se edhe ato vodhen si Mua Bixhin-Bitch Meta , So Enveri beri krimet makaber ,por la Floririn Meta e Qeroi si njeri Patriot qe te ngrinte lart familjen e tije si familje e nderuar dhe rrespektuar ne Ballkan Nese eshte nisur ajo qe po ndertohet SPAK .MERI KETO MINJE HALESH ,QE SPATEN NDER E KARAKTER TE FALENDERONIN POPULLIN ,QE I VOTOI DHE U DHA NDERIN MADJE DUKE HARRUAR e PA i GJYKUAR TE SHKUAREN E TYRE SHUME TE FELLIQUR Buc e Bushtra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve