Ngjela: Pse Ilir Meta duhet shkarkuar, tani ndodhet afër fundit...

Ngjela: Pse Ilir Meta duhet shkarkuar, tani ndodhet afër fundit...

Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Bishti i maces së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

l. Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët.
Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.
Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës.
Kjo është e vërteta.

ll. Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare.Tani është në fund.
Mazhoranca duhet të operojë menjëherë.
Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.
Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

lll. Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë jurudike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit...

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësin e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces.
Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t'i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 17/11/2019 01:06

    AMAN kur do shkarkohet dhe arrestohet se na cau menderen perdite..,,

    Përgjigju
  • Faik: 15/11/2019 01:26

    SUPER TAKU si përherë !!!! RROFSH 1000 VJET O TAKU , dhe Fjalët e tua në Veshin e Perëndisë ISHALLA !!! RESPEKTE pafund për TAKUN

    Përgjigju
  • O tej: 14/11/2019 22:50

    Jo vetem do te shkarkohet por ta pshurrin qente e rruges e pak e ka

    Përgjigju
    • KUKSIANI: 15/11/2019 12:49

      O taj ti hani ate qe s,thuhet Metes ju funderrina komuniste

  • Standing ovation: 14/11/2019 21:22

    Elokuent dge trim sypatrembur,Spartak I vertete!

    Përgjigju
  • Eduard: 14/11/2019 21:01

    Sa mire do ishte sikur 10% e ketyre energjive negative, komenteve te turpshme per njeri tjetrin, te gjithe keta individe te shoqerise shqiptare, TI KISHIN SHPENZUAR ne VEprime konkrete ne punesime njerezish. Turp shume turp, qe nuk u ngrit njeri dhe te thote KAM VENDE PUNE per 30 veta per keto aftesi x e y.... Identifikoni sektore ku mund te punesohen studente, dhe te tjere, dhe merrni njerez ne pune dhe rrisni fuqine punetore, dhe ate blerese, kete beni. JO per gje po na CATE K... me shkrime pa pike vlere, dhe pa pike interesi, jo ngjela jo berisha jo rama jo balliu jo meta jo basha jo marku jo ky jo ai... ... kush jane keta? Ca copa mishi... Vend vk.... Sa per keta emrat dhe mbiemrat e 20 viteve te fundit, zoti qofte me ta dhe me familjet e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola