Ngordhin 51 dhi në Bërzhitë, vaksina nuk bëri efekt, ministria Bujqësisë: Sëmundja nuk prek njeriun

TIRANE-51 dhi kanë ngordhur në një fermë në fshatin Dobresh në njësinë Administrative Bërzhitë në pronësi të Faik Nelkut. Ministria e Bujqësisë thekson se dhitë janë prekur nga sëmundja e eneterotoksemisë, që ka filluar më datën 31.01.2020. Sipas njoftimit të ministrisë, pas njoftimit nga ana e fermerit për rastet e ngordhura të dhive në fermë ka shkuar një grup i kryesuar nga  përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në ARSHVMB Tiranë, Gezime Shehu, veterineri Fiqiri Gabi dhe Besmir Binaj për kryerjen e hetimit të rastit.

Po sipas ministrisë, fermeri ka vaksinuar privatisht kafshët për sëmundjen e eneterotoksemisë, më datën 31.01.2020, por nuk ka bërë efekt. Shërbimi veterinar ka marrë kampione nga kafshët e ngordhura, të cilat janë dërguar në laboratorin e shëndetit të kafshëve në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë Tiranë. Gjithashtu janë marrë masa për groposjen e kafshëve, ndërsa ferma u vendos në karantinë.

Ministria e Bujqësisë njofton se pas analizimit në laborator rezultoi se shkaku i ngordhjes së kafshëve është sëmundja e Enterotoxemisë. "Sëmundja e enterotoksemise nuk është sëmundje zoonotike(Nuk  prek njeriun). Sëmundja e enetrotoksemise shkaktohet nga klostridium perfigens të llojeve te ndryshme. Klostridiumet të pranishëm në mikroflorën e aparatit tretës prodhojnë toksina shkaktare të ngordhjes së kafshëve. Për vaksinimin e kafshëve  kundër sëmundjes së enterotoksemise është detyrë e vete fermerit. Sëmundja e enetrotoksemisë  nuk është në listen e sëmundjeve të cilat mbështeten nga buxheti i shtetit, bazuar në Vkm. Nr. 408.13.05.2013 “Për dëmshpërblimin e kafshëve të eleminuara” e ndryshuar. Ferma është mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme nga ana e Shërbimit Veterinar Rajonal, Tiranë" përfundon njoftimin ministria.

Sipas veterinerëve kjo sëmundje prek vetëm delet dhe dhitë dhe është e detyrueshme që dy herë ne vit të vaksinohen. Vaksina duhet bërë 40 ditë para se të lindin në mënyrë që keci apo qengji të mos rezultojë i sëmurë. Kur sëmundje, po sipas veterinerëve agravon dhe bëhet e vështirë parandalimi nëse nuk janë vaksinuar. Vaksinat që vijnë në vend kryesisht janë çeke, spanjolle dhe italiane.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë