Ngrihet grupi i punës për sallën e Arteve, Çaushi: Ngritëm një grup pune, po mbyllim një plagë

 

Valeria Dedaj

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e shoqëruar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, zhvilloi një takim me rektorin e Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi. Vëmendja kryesore e Margaritit ka qenë skena e Universitetit të Arteve dhe rikonstruksioni i saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është hera e tretë që ministria e kulturës ka kontakte konkrete me ne. Ka ndenjur për një kohë të gjatë për të parë sallën e madhe, një nga sallat më të mira edhe më të vjetra në Shqipëri që ka që në fillimet e saj me rregullime të pjesshme edhe që kërkon një rregullim të plotë.

Sot erdhi për herë të tretë për të krijuar grupin e punës dhe angazhimin e saj për një fond brenda MK-së që është bllokuar. Nuk dihet akoma sa do të kushtojë, ngriti një grup pune. Problemi është që duhet që të nxitojmë shpejt, serioziteti ishte maksimal. Për ne të vjetrit është një plagë e vjetër, sa mirë që po vjen momenti ta mbyllim këtë plagë. Më duken hapa konkret edhe të shpejtë.

Kastriot Çaushi, Rektor tek UA

Profesor Çaushi shton se ndërtesat e Universitetit të Arteve janë të amortizuara, por puna nga skena duhet të nisë menjëherë.

Jo jo jo, ka projekte imediat edhe më të gjerë, u fol njëherë për atë që dhëmbë më shumë edhe pastaj për rregullimin e ambienteve të të gjithë shkollës, sepse ndërtesat janë të amortizuara edhe u fol edhe për laborator tek drama, filmi, muzika dhe piktura. Ishte një angazhim total dhe shpresoj që do të jetë serioz.

Është hera e parë që një përfaqësues i një rangu vjen për tre herë. Të hënën shkruhet e zeza mbi të bardhën për të mbajtur angazhimet e marra.

Kastriot Çaushi, Rektor tek UA

Ministrja e Kulturës ka inspektuar edhe punimet në TKOB, të cilat tashmë ndodhen në një fazë kulmore, prandaj ajo shpreh bindjen se projekti (1,5 milard lekëve) përfundon në fund të vitit 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu