Ngrihet Komiteti anti-krim, përbërja dhe fuqia e strukturës speciale që do të godasë grupet kriminale në Shqipëri

Pranë Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është projektuar krijimi i një strukture të re, e cila do të godasë njerëzit e krimit në Shqipëri. Struktura do të quhet Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar. Krijimi i Komitetit anti-krim parashikohet në një projektligj që po shqyrtohet aktualisht nga komisionet e Kuvendit. Sipas nismës që ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, Komiteti anti-krim kryesohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK-ut, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave.

Komiteti anti-krim do të hartojë, koordinojë, monitorojë dhe vlerësojë strategjitë dhe planit e masave për parandalimin e krimit të organizuar. Struktura e re gjithashtu do të hartojë dhe publikojë të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe joshtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare. Komiteti mblidhet, të paktën, 1 herë në muaj dhe i paraqet raport periodik mujor qeverisë. 

Gjithashtu, nisma ndryshon edhe nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjimin dhe survejimin pa vendim të prokurorit, në kuadër të masave të veçanta anti-krim. Konkretisht, gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, policia përgjon bisedar e personave në ambiente publike si dhe në mjete të transportit publik; përgjon bisedat telefonike, mbikëqyr në mënyrë të fshehtë personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale si dhe përdor pajisje teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes. Projektligji pritet të miratohet së shpejti nga Parlamenti.

Projektligji

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrahman Gashi: 21/05/2020 17:48

    Po Xhevat Koçiun kush e zëvendëson?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/05/2020 17:28

    Opppaaa....... hapeni derën se erdhi......diktatura

    Përgjigju
  • Loran: 21/05/2020 16:42

    Se mos kan ngrejt komitet e shpetimit

    Përgjigju
  • What: 21/05/2020 16:31

    Ligj skandaloz,dmth Prokurori i Pergjithshem vihet nen urdhrat e Ministrit te Brendshem , Lleshi sot e largqofte ndonje si Flamur Noka neser kur te behet rrotacion.Cpo beni mor te uruar , lutuni te vdese Sali kerma pa hipur edhe njehere ne kale se me keto ligje qe po miratoni do shtype dynjane.Dmth drejtoret e korruptuar dhe partiake te policive te rretheve do nxjerrin vendime per pergjimin e njerezve , urime pra.

    Përgjigju
  • Artur: 21/05/2020 15:52

    Po pse ore maskarenj, se e gjykon nje komisar i pashkolle ne nje rreth periferik se duhet te pergjohet nje qytetar, se ashtu mendon ai nga injoranca e vete, duhet te pergjohet ky qytetar pa urdhrin e prokurorit??? O diktatore, koken tuaj do hani, mos e rruni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet