Hapet spitali COVID-2, ndërhyrja e parë kirurgjikale tek 18-vjeçarja me koronavirus! Të sëmurët te Sanatoriumi zhvendosen në Elbasan (VIDEO)

TIRANË - Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend. Spitali i Sanatoriumit ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online. 

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu. 

Manastirliu bëri të ditur se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me COVID-19.

Ministrja e Shëndetëisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin.

“Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjienës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë betejë të përbashkë”, tha Manastirliu.

Aktualisht në Shqipëri janë 212 raste të konfirmuara pozitivë me COVID-19, dhe janë kryer 1436 teste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Ministrja Manastirliu falenderon stafin që realizoi operacionin e sukseshëm të 18-vjeçares së prekur nga koronavirusi

1585502086_spitali.jpg

Së fundmi edhe ministrja Manastirliu ka reaguar në lidhje me operacionin e vajzës 18-vjeçare të prekur me koronavirus.

Ajo ka bërë publike edhe fotot gjatë operacionit të kryer në Spitalin e infektivit “Shefqet Ndroqi”, duke falenderuar stafin mjekësor që mori pjesë.

“Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës.
Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.

Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19”, ka shkruar ministrja.

Ora 17:19
Pacientja me COVID-19 që u operua nga apendesiti sot tek 'Shefqet Ndroqi' është një 18-vjeçare nga Lezha

1584959316_VIKTIMAKORONAVIRUSI.jpeg

Pacientja që është operuar nga apendesiti tek Shefqet Ndroqi është 18-vjeçarja nga Lezha me COVID-19.

Operacioni përfundoi me sukses tek Spitali Universitar Shefqet Ndroqi në Sanatorium dhe ndërhyrja është kryer nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.

Pacientja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore në Sanatorium.

Drejtori i Spitali Rajonal Lezhë ka shprehur falenderime edhe stafit të spitalit Lezhë, që identifikoi në fazë preoperatore një pacient të tillë gjë që krijoi mundësinë e kryerjes se aktit kirurgjikal në kushtet e duhura në një spital të dedikuar COVID-19.

“Ky rast është një kujtesë për mundësinë e bashkëshoqërimit të infeksionit nga COVID 19 edhe me patologji kirurgjikale dhe alertin që duhet të kemi në drejtim të qëndrimit bazuar në protokolle me fokus diagnostikimin preoperator të pacientëve covid +, të cilët kërkojnë kujdes kirurgjikal urgjent", është shprehur drejtori I spitalit të Lezhës Leon Kaza.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 29/03/2020 22:05

    EDHE 18 vjecari me corona ,,,ju dhjefsha mu ne shendetsi ju dhjefsha….legena….

    Përgjigju
    • Elton: 30/03/2020 08:06

      Po ku pyet për moshë virusi o injorant. Ka probabilitet më të ulët për të marrë jetë ne mosha te reja, por jo t'i infektojë. Si ka mundësi të kesh kaq i zi brenda

  • Edi Leka: 29/03/2020 21:55

    Go ahead luleshtrydhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump