Ngrihet Task Forca pro shëndetit për respektimin e masave anti-covid! Rama: Të shmangim një mbyllje të dytë! Kjo është luftë, kufizimet jo shantazh ndaj të drejtave të njeriut

Për shmangien e një mbyllje të dytë të vendit qeveria ashpërsoi masat anti-covid duke vendosur mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, në të kundër personat që nuk e mbanin do të gjobiteshin, gjobë që do t'u faturohet te fatura e dritave. Për monitorimin e mbajtjes së maskave dhe zbatimit të masave anti-covid në terren por edhe në ambientet brenda, është ngritur një rrjet inspektorësh që u quajt “Task Forca” pro shëndetit. Kjo taks forcë nuk do të jetë gjobëvënës, pasi gjobat vendosen nga policia, por do të jetë këshilluese dhe monitoruese që të lajmëroi edhe policinë se diku nuk po respektohen masat anti-covid.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo po bëhet për të shmangur një mbyllje të dytë që jo vetëm vendi ynë, por edhe vendet më të zhvilluara të botës nuk do e përballonin dot.

"Kjo pandemi e cila po tmerron gjithë botën në aspektin ekonomik, ku Franca tha hapur që nuk e përballon dot një mbyllje tjetër, që tek kancelarja  që tha se jeta do të rikthehet por ky është momenti për të bërë më shumë durim se asnjëherë. E pra prandaj ne kemi vendosur të krijojmë këtë rrjet inspektorësh që funksionojnë në ditë normale për sigurinë e jetës që nga puna tek mjedisi, tek ushqimi dhe natyrisht tek banat dhe shëndeti dhe në rrugë sipas hartës të vënë në dispozicion dhe të përditësuar çdo javë janë edhe burimet më të mëdha të rrezikut. Për të qenë në rrugë jo për të vënë gjoba, ato i bënë policia por për të sensibilizuar dhe komunikuar dhe natyrisht dhe për të lajmëruar policinë për të bërë detyrën. Ne jemi përpjekur të jemi nxënës të mirë dhe të dëgjueshëm të zërave më të mëdha të botës dhe jemi me fat që kemi pasur në dispozicion një skuadër ekspertësh që janë të nivelit të lartë ndërkombëtarë. Nuk duam të mbyllim shkollat dhe tu themi studentëve do rrini edhe këtë vit në shtëpi, nuk duam të mbyllim punët dhe pastaj të thoni me çfarë do ushqehemi, nuk duam të mbyllim kopshtet dhe çerdhet,  po si të bashkojmë këto të dyja të domosdoshmërisë për të mos u mbyllur dhe domosdoshmërinë për të mos u mbytur nga infeksioni e cila mund të ndodh në pak javë nëse nuk ruhemi. Ka nga ata që duan ta vrasin COVID me çifte, nga nga ata që duan aheng, por kjo nuk bëhet. Nuk po i kërkohet kujt të japi jetën për atdheun, por vetëm të mos dalë nga shtëpia dhe të verë maskën. Çdo pyll ka derrat e vetë dhe injorantët e vete dhe çdo shtet ka rregullat e veta. Maska krahasohet me të drejtë në një editorial me taksën, ti e paguan atë jo se e ke pasion, por je i detyruar ta paguash. Kushdo që i cilëson masat shtrënguese si shkelje të drejtave të njeriut e kanë gabim, jemi në luftë për të mbrojtur jetën", tha Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
'Gjoba cenon liritë e njerëzve', Rama-Metës: Po helmon popullin me SHPK-në  e tij të falimentuar

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Meta, i cili tha se vendosja e gjobave për maskat janë cenim të lirive të njerëzve  dhe po e kthen OSHE në  një instrument policor dhe elektoral. Rama i cilësoi këto deklarata si helm që i hidhet popullit në një kohë që ai duhet mbrojtur dhe ndërgjegjësuar për covid-19. Rama tha se meta me SHPK-në e tij të falimentuar kërkon që sa i dëshpëruar është vetë të bëjë edhe popullin të ndihet njësoj si ai.

“Ne aplikojmë gjoba, prej ditës së parë. Dhe çohet e ndjesë se nuk do duhet të bëhet personazh në fjalim, çohet Presidenti e flet për gjobën maskat, si shantazh ndaj lirive e të drejtave, sepse për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, veçse si të helmojë e të dëshpërojë popullin e vet, që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë c’të mundet për SHPK-në e tij të falimentuar, të dëshpëruar nga helmi. Imagjinoni që të dalë mbretëresha e Britanisë, presidenti Italisë apo Francës, kancelarja e të thotë është shantazh. Sot gjoba në Neë York shkon në 15 mijë $, në Europë, shkon mesatarisht 1 mijë euro, dhe gjobat që shkojnë deri në ekstreme si një çift që puthen në park ku s'kanë njerëz hanë gjobë se s kanë të njëjtën adresë. Kjo është luftë duam s’duam ne është luftë, Si mund të thuash shantazh, si mund të bësh kërshëlliqe të tilla sikur je në pyll” u shpreh Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frat: 21/10/2020 06:04

    Per punen e maskave po luftojn popupuj te tjere ne bote edhe per ne,keshtu qe kryeminister i nje populli te kputur behu i zgjuar me manovrat qe ben se kushedi do hash buk edhe masi te deshtoi ky plani kriminel boteror kunder njerzimit.

    Përgjigju
  • Ali: 20/10/2020 13:52

    Mbaj masken, jo ta mbaj masken....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/10/2020 11:52

    Po mo kryeministri rilindjes ashtu eshte: E turpeshme qe halabaku vrases e hajdut eshte president. POR,ME TURP I TURPIT JE TI DHE RROÇKA I RILINDJES QE E BETE KETE ORDINER PRESIDENT. TURPI JU MBULOFTE PA PERJASHTIM TERE KLANSEKTIN E DEGJENERUAR PS,PD,LSI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri