‘Ngrin’ kaldaja e re, mbyllet shkolla në Mirditë e rikonstruktuar një vit më parë! Drejtori: Do bëjmë mësim online (VIDEO)

MIRDITË- Shkolla e mesme "Ndrec Ndue Gjoka" në Fan të Miditës ka mbyllur dyert për nxënësit që prej ditës së hënë, 18 janar. Vendimi është marrë nga drejtoria e shkollës, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Shkolla është rikonstruktuar një vit më parë, ku është instaluar kaldaja, por ajo ka dalë jashtë funksionit. Tubacioni i ujit që furnizon sistemin e ngrohjes është vendosur në sipërfaqe të tokës në një gjatësi prej 300 metrash, i cili ka ngrirë për shkak të temperaturave nën zero.

Drejtori i shkollës Frrok Vokrri thotë se ka vënë në dijeni Bashkinë e Mirditës për problematikën e hasur në kaldajën e re të shkollës.

“Arsyeja është furnizimi me ujë. Tubi ndodhet në sipërfaqe. Me rënien e temperaturave tubi ngrini dhe krijoi situatë të vështirë dhe për furnizimin e kaldajave dhe tualeteve. Me këto kushte u detyruam që ta zhvillojmë mësimin online", u shpreh Drejtori i Shkollës "Ndre Ndue Gjoka",  Frrok Vokrri.

Në shkollën e mesme të Fanit zhvillojnë mësim 220 nxënës të 13 fshatrave të kësaj njësie vendore. Është rekomanduar mësimi online, por pjesa më e madhe e nxënësve nuk kanë akses në internet dhe as pajisje elektronike.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman