Ngritën laborator droge në Tiranë, ekstradohen drejt SHBA dy amerikanët

Ngritën laborator droge në Tiranë, ekstradohen drejt SHBA dy amerikanët

Dy të rinjtë amerikanë, që kishin kthyer shtëpinë në një laborator droge, janë ekstraduar mesditen e së shtunës drejt SHBA.

Bëhet fjalë për Vincent (Dominic) De Caro, 30 vjeç, lindur dhe banues në NewYork, USA; dhe Arber Isaku, 30 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA, por me origjinë shqiptare. Dy të rinjtë u arrestuan më 26 shtator, në tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria pasi kishin krijuar në një kompleks pranë rrugës së Kavajës laboratorin e ekstazisë. Në vitin 2018, Gjykata e Connecticut/SH.B.A. vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”. 

Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare rezultoi se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portali "DarkWeb" në të cilin të fshehur pas pseudonimeve, personat kryenin tregti droge dhe arme. Mbi të rinjtë rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Milan do shkarkojë Stefano Piolin

Milan do shkarkojë Stefano Piolin