Ngriti pluhur në rrugë dhe e masakruan me shtatë goditje thike, dënohen në Vlorë me 41 vite burg 3 autorët

Ngriti pluhur në rrugë dhe e masakruan me shtatë goditje thike, dënohen në Vlorë me 41 vite burg 3 autorët

Premtim Bega

Ekzekutimi me 7 goditje me thikë i Premtim Begaj në fshatin Borsh të Sarandës dhe plasoja e Enea Myftaraj, ka sjellë dënimin e tre autorëve të këtij krimi të rëndë të ndodhur në korrik të vitin 2017. Njëri nga të pandehurit, Nasi Hodo, është dënuar pesë ditë më parë me 18 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Enea Myftaraj dhe “Vrasjes me dashje” të Premtim Begaj.

Në vendimin që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se Nasi Hodo është dënuar dhe me dy vite burgim për plagosjen e lehtë me dashje të Donald Kosta. Në fund të gjykimit Nasi Hodo është dënuar përfundimisht me 18 vite heqje lirie.

Ndërsa bashkëpunëtori i Hodos në këtë krim, Xhonatan Muçaj është dënuar me 20 vite burgim nga gjykata e Vlorës, e cila konstatoi se Muçaj ishte personi kryesor dhe më aktivi në këtë veprimtari kriminale. Muçaj u dënua për vrasjen e Premtim Begaj dhe tentativën e vrasjes ndaj Enea Myftaraj.

I dënuar nga ky proces gjyqësor ka dalë dhe Ronaldo Shehu, i cili është dënuar për “Moskallëzim Krimi” me 3 vite burgim. Sipas dosjes gjyqësore, shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt banal.

Viktima Premtim Bega ka qenë duke kaluar me makinë pranë një lokali, ku po qëndronin dy autorët. Për shkak të shpejtësisë, nga rruga e prishur është ngritur pluhur. Ky veprim iu është dukur i qëllimshëm autorëve, të cilët kanë ofenduar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me viktimën, duke përdorur thika dhe sende të forta, me të cilat kanë vrarë Premtim Begaj dhe plagosur rëndë Enea Myftaraj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 03/05/2020 01:53

    Enea e mori viktimen ne qafe. Te tjeret vuajn per kot drejtesia do dal nje dit!

    Përgjigju
    • Armand: 16/06/2020 01:36

      Ata qe jan ne burgje i vran nuke i vrau enea me sa e njohem enen ne nuke ngacmon njeri dhe mos folni pa baza ose per ndrishe thuaje emrin kush je mos flisni ne kurris te te tjerve zotri

  • Altin: 03/05/2020 01:50

    Enea mori me qaf viktimen dhe 3 djemt qe vuajn kot ! Gazetat flasin kot pysni fshatin se e din ngjariejn te gjithe.

    Përgjigju
    • Argjile: 16/06/2020 01:39

      Zotri mos fol kot ne kurris te tjetrit po ti po je aq burre beje te ditur indetitetin jot dhe ik thuaja ne sy pastaj ne burgje jan personat qe i vran djemt e perndis se si kishin as nje faj te 3djemt e shkret

  • Gjorm: 01/01/2020 16:47

    Vlonjate njerez te liqe

    Përgjigju
  • sabri: 31/12/2019 14:08

    ronaldooo spiuniii

    Përgjigju
    • Shehu: 10/12/2020 09:48

      Zonja sabri ,u munduat tja fusnit ,tia ngecnit ati dopio 6 ,se sjeni aq burra ta mbani at qe beni ,

    • Vlora: 10/12/2020 09:45

      Do t ket qir motren ronaldua m duket qe flet kshu,po normale se donit tja fusinit tja faturonit ati ,se sjeni burra ta mbani at qe beni

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis

‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis