Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë funksionale brenda fundit të vitit, KED të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë funksionale brenda fundit të vitit, KED të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve

Lista e kandidatëve për plotësimin e vakancave për gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi është përshëndetur nga ambasadorja Yuri Kim, e cila vlerëson kandidiat që i janë përgjigjur thirrjes për t'i shërbyer vendit. Kim shkruan se Shqipëria brenda fundit të viti duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ndërsa i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur.

"Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit", shkruan Kim në Tëitter.

Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është dhe kusht për integrimin e vendit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular