Ngritja e Komisioneve Hetimore, Erl Murati: Arritje e vogël e demokracisë, Berisha ende nuk ka thënë asnjë fjalë

Analisti Erl Murati komentoi zhvillimet e fundit parlamentar në vend në 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv. Murati u shpreh se arritja e marrëveshjes për dy komisionet hetimore është një fitore e vogël e demokracisë.

'Fitore e vogël e demokracisë. Sa i përket produktit ngritja e komisioneve mbetet për t’u parë efektin që do prodhojnë. Jam skeptik për produktin. Nuk pres që komisioni hetimor të jap diçka të re apo një fakt të ri prokurorisë. Qëllimi që ngrihen është zbulimi i fakteve të reja dhe më pas dosja i dërgohet prokurorisë. Por prokuroria ka ngritur dosjen. TIMS ka qenë dhe shqetësim i ambasadës. Nuk kemi një komunikim publik nga prokuroria se çfarë faze jemi në TIMS. Por grupet kriminale kanë ndërhyrë në TIMS. Duhet pritur produkti final.', tha Murati.

Nga ana tjetër, analisti se në këtë moment Basha nuk e ka problemin me parlamentin apo paktin PS-Rithemelimi por me elektoratin.

'Është hedhur një hap përpara. Kuvendi është kthyer në hullinë normale. Sa i përket Bashës. Problemi politik i PD zyrtare nuk qëndron brenda parlamentit. Basha e ka problemin jashtë parlamentar. Zgjedhjet e fundit fitoi 53 bashki, ndërkohë që PD nuk fitoi asnjë bashki. Ai duhet të fitojë besueshmërinë në sytë e publikut që më pas ta përkthejë në vota dhe mandate. Sado kredo ti japim nëse nuk faktorizohet pas 2025 do mbetet një kujtim politik.', shtoi Murati.

Komisionet Hetimore që do të ngrihen për sistemin TIMS  dhe sterilizimin, Murati i shikon si rrugëdalje për Rithemelimin ku ishte futur 5 muajt e fundit.

'Nuk është ndonjë fitore e madhe. Fitorja i takon faktorit ndërkombëtar që në mënyrë publike ka apeluar për funksionim normal të parlamentit. Nuk mund të flasim për fitore politike për një kamp politik. Sa i takon dobisë publike, kur një institucion kthehet në normalitet është një fitore e vogël. Këto komisione ishin një rrugëdalje nga qorrsokaku ku opozita ishte futur në 5 muajt e fundit. Në fakt kjo është një marrëveshje e pashkruar.', u shpreh analisti.

Në fund, Murati pati edhe një koment për Sali Berishën, i cili ende nuk ka dhënë një koment për arritjen e marrëveshjes PS-Rithemelimi, qoftë pozitive apo negative.

'Sali Berisha nuk ka thënë ende një gjysëm fjale sa i takon kësaj marrëveshjeje. Ende nuk ka thënë një fjali pozitiv apo negativ sa i përket kësaj marrëveshjeje. Berisha e kupton që kjo marrëveshje nuk ka asnjë lloj vlere në mbështetjen politike ekstra parlamentare. E kupton që pati rëndësi sa i takon të futet opozita në një rrjedhë parlamentare. Fakti që nuk flet e kupton që është një lloj shansi që iu dha opozitës nga faktori ndërkombëtar që të kthehen kokë lart në një jetë parlamentare. E kupton që produkti i kësaj marrëveshjeje është nul.', përfundoi Murati

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës