Ngritja e SPAK/ Aplikon një tjetër prokuror i Krimeve të Rënda, shkon në 12 numri i kandidatëve

Ngritja e SPAK/ Aplikon një tjetër prokuror i Krimeve të Rënda, shkon në 12 numri i kandidatëve

Behar Dibra, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është një tjetër emër që aplikon për anëtar të SPAK. Me Dibrën, shkon në 12 numri i prokurorëve që kandidojnë për në SPAK. Behar Dibra është prokurori që hetoi grupin kriminal që trafikonte përmes postës armë zjarri kallashnikov në Britaninë e Madhe. 

Më herët kanë aplikuar prokurorët Arben Kraja, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Klodian Braho, Besnik Muçi, Anton Martini, Eneid Nakuçi, Edvin Kondili, Anton Martini, Eugen Beci dhe Dolorez Musabelliu.

Aplikimet janë dorëzuar pranë KLP-së. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do ketë në përbërje 15 anëtarë dhe pritet të ngrihet në fund të muajit qershor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 04/02/2019 18:46

    ky e meritoka se paska rrezikuar shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush