Ngujimi i studentëve, Basha: Rama të ndalë dhunën policore, vendi drejt konfliktit civil

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë kur tha se dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil. Sipas Bashës, policia dhunoi studentët një ditë më parë në fakultete me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi për vënin përpara përgjegjësisë ligjore të administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa. Basha tha se opozita do mbështesë protestën e studentëve dhe do jetë në krah dhe mbështetje të kujtdo që do protestojë. Në këtë dalje për mediat Basha foli edhe për tenderin e "Unazës së Madhe" kur tha se pas skandalit të "DH-Albania", kanë nisur procedurat e tenderit, pas të cilave, shtoi ai, fshihet një tjetër aferë korruptive. Sa i përket situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat në vend, Basha kërkoi hetim për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të cilat nuk kanë pastruar rrugët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Basha me tone të ashpra: Rama po çon vendin drejt konfliktit civil, të ndalë dhunën ndaj studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë kur tha se dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil. Sipas Bashës, policia dhunoi studentët një ditë më parë në fakultete me urdhër të kryeministrit Edi Rama. "Jemi i vetmi vend në europë dhe botë ku policia futet në ambientet universitare ku po zhvillonin protestë paqësore studentët. Deklarata e Lleshajt është e papërgjegjshme. Një i marrë urdhëroi studentët dhe protestën e tyre të ligjshme. Kërkesat e studentëve janë të drejta. Opozita do mbrojë me të gjitha format të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Këto shkelje flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil. Nuk mund të pranojmë dhunën dhe sjelljen xhandare të Edi Ramës. Nuk mund të pranojmë që paratë për pastriin e rrugëve, të shëndetësisë për pacientët, të infrastrukturës të grabiten dhe tani të dhunojnë edhe fëmijët tanë, të dhunojnë studentët. I bëj thirrje Edi Ramës, ndal represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike dhe fizike ndaj tyre, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientetet universitare. Çdo shtyrje të mëtejshme në këtë drejtim, do shtyjë vendin drejt konfliktit civil", u shpreh Basha.

Ora 14:01
Ngujimi i studentëve, Basha: Prokuroria të hetojë administratorin e UT

Lulzim Basha i bëri thirrje Prokurorisë sot që të hetojë administratorin e Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa, për dhunë, sipas tij, ndaj një grupi studentësh një ditë më parë te Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik. "Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra studentë të ngujuar në fakultetet e Tiranës. Përkundër kushteve të vështira me një mendësi kriminale, Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës. Ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë. Përshendes sqarimin e rektorit Mynyr koni që dënoi aktin e pandodhur edhe në kohën e komunizmit, të futjes së policisë në auditorë dhe të pyesë se cfarë pret të marrë të pandehur Dafën për shpërdorim detyre, dhe zinxhirin e policisë”- tha Basha.

Ora 13:52
'Unaza e Madhe', Basha: Edhe tenderi i ri po manipulohet, kërkojnë vinç 450 tonësh

Lulzim Basha tha se po përgatitet ritenderimi i "Unazës së Madhe" pas zbulimit të skandalit të DH-Albania. Edhe ky proces, tha Basha, është aferë korruptive, ndërsa shtoi se janë bërë kërkesa qesharake gjatë garës si ajo për një vinç 450 tonësh, sipas tij, krejtësisht i panevojshëm. Kreu demokrat kërkoi anulimin e plotë të garës që parashikon zgjerimin e "Unazës së Madhe. "Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur rimanipulimi I këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së re. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arrogance e Edi Ramës! Kaq i madh është kapari i paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re. Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është i qartë dhe i prerë: Ky tender duhet të anulohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë. Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin kushtetuten dhe pronën e tyre", tha Basha. 

Ora 13:31
Bllokimi i rrugëve nga bora/ Basha: Prokuroria të hetojë ku kanë shkuar paratë për mirëmbajtjen

Kryetari Partisë Demokratike kërkon hetim për kompanitë që mirëmbajnë segmentet rrugore në vend. Reagimi i Bashës vjen pas bllokimit të disa akseve rrugore prej reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave që prekën vendin tonë. "I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Të hetohen firmat që nuk kanë mirambajtur rrugët. Mijëra familje shqiptare u izoluan nga bora. Qindra milionë lekë janë vjedhur. Janë dhënë me kontrata dhe me PPP", u shpreh Basha. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 12/01/2019 17:03

    shko more legen ju shkatrruat vendin

    Përgjigju
  • shqupist leshi: 12/01/2019 15:47

    ramo po e con vendin drejt luftes civile apo ju moter Q doni te beni rremuj bashke me lesht e dhis qe te shpetoni kokat tuaja.qe hengshi kokat tuaja dhe jo te popullit.ata qe ti thua student nuk jane student por kamikaz te iss=pd+lsi.ju qeneri e kombit doni te mbilni rremuja prap.ju rob Q dilni ne eyrop dhe flisni kundra shqiperis.si na dashkeni te miren e vendit kur rob Q flisni keq per ate vend qe mos te bej prokopi kurr/ah enver ku je ti varesh ne litar te gjithe keta haxhiqamila se jane dhe shume nuk jane pak ashtu sic jane dhe shume leket qe marrin nga sponsorizoret e tyre jashte qe te bejn rrremuja.shikoni nje palo president se cben?qaheshim nga nishani por likja eshte me i rrezikshem per paqen ne kete vend.

    Përgjigju
  • Arbër: 12/01/2019 13:49

    Ngushllime lul e sal e mona me ilin SPAK-u po troket në derë!!!

    Përgjigju
    • Maks: 12/01/2019 14:37

      O idjot politikan mbushi mendien popullit qe te qeverisesh po me dhun ti te ha m*ne

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale