Nikolla: S'ulëm kuotat, hoqëm 63
programe që s'kishin as 10 studentë

Nikolla: S'ulëm kuotat, hoqëm 63<br />programe që s'kishin as 10 studentë
TIRANE - Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla zgjedhi t'i pergjigjet perballë maturantëve, akuzave te demokrateve se këtë vit u është hequr e drejta për të vazhduar shkollën e lartë 11 mijë studentëve. Sipas saj, 70 % e maturantëve që plotësuan formularin A1 i kanë të gjitha hapësirat për t’u futur në universitet, ku jane ofruar 19.726 kuota.

Ministrja tha se nga qeveria e kaluar është bërë një “populizëm elektoral”, pasi rriti kuotat e pranimit të studentëve me 6 mijë më shumë nga sa kishin propozuar vetë institucionet e arsimit të lartë.

“Pati populizëm elektoral se ishte vit elektoral. Ofruan 29.330 kuota, por u thithën, 23.689 kuota, pra rreth 6 mijë më pak. Kishte rritje të kuotave në raport me atë që kishin kërkuar universitetet. Të servirësh kuota jashtë kapaciteteve edhe për nxënësit e mirë do të thotë që ke humbur cilësinë dhe zhvlerëson cilësinë e diplomave. Vetë universitetet që në totalin  tyre propozojnë 22 mijë kuota”, u shpreh ministrja Nikolla.

Kreu i Ministrisë së Arsimit, sqaroi se nga numri në total i kuotave që janë lënë tashmë për studentët, 70 % e tyre qe kane plotesuar formularin A1 kane hapesire per t'u futur ne universitete.

Ministrja tha se janë mbyllur 63 programe në universitete publike, për të cilat rrëfeu fakte tronditëse për arsimin.

“25 rezultonin që në regjistrimet e vjetshme kishin të regjistruar më pak se 10 studentë. (580 kuota) . Edhe niveli i studentëve kanë shkuar me nota mesatare më të vogël se 5.5.

498 kuota të tjera që janë kërkuar në 14 programe., mesatarja atje ishte me 5.2. Homologu i tij në Tiranë po në të njëjtin profil futet me mesatare mbi 8 dhe përballeni në tregun e punës me të njëjtën vlerë diplome.

Akademia e arteve në Shkodër: Përpos që nuk ka salla,  ka 4 pedagogë me kohë të plotë”, u shpreh ministrja Nikolla.

Ndërsa sa i përket akuzave se është rritur kuota që duhet të paguajnë studentët për sa kohë janë në universitet, ministrja tha se Ministria e Arsimit ka bërë një rritje shumë herë më të vogël se ajo që është kërkuar prej rektorëve, senatit dhe këshillave të Profesorëve të Universiteteve.

“Rritja më e madhe që është bërë, -theksoi Nikolla, -është 70 mijë lekë të vjetra në vit”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin